LAJMI I FUNDIT:

Audi RS6 Avant është një veturë që zhvillon më shumë se 1000 kuaj fuqi

Audi RS6 Avant është një veturë që zhvillon më shumë se 1000 kuaj fuqi

Vetura Audi RS6 Avant tashmë është kthyer në një supermakinë.

Motori V8 me dy turbo 4.0 litra të Audi-t ka shumë potencial për të rritur fuqinë dhe këtë e kanë dëshmuar ndër të tjera edhe Pacific German dhe VF Engineering, të cilët kanë përgatitur një version të modifikuar.


Vetura mori një paketë përmirësimi në fazën 3 dhe tani zhvillon më shumë se 1000 kuaj fuqi dhe më shumë se 1000 Nm çifte rrotulluese.

Vagoni jashtëzakonisht i modifikuar përmban një turbo TTE, sistemin e marrjes së ajrit, motor të përmirësuar dhe një pamje mjaft tërheqëse.

Tingulli agresiv është rezultat i sistemit të shkarkimit me skajet ovale të tubave të shkarkimit.

Disa ndryshime delikate estetike janë bërë gjithashtu dhe janë instaluar stabilizues të rinj ABT Sportsline, si dhe një timon i modifikuar i veshur me Alcantara.

Se ky karavan është një ‘bishë’ absolute, tregon edhe fakti se nga 0 në 100 km/orë përshpejton për 2,7 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale 340 km/orë.

Vlera e kësaj veture nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/