LAJMI I FUNDIT:

Audi paralajmëron se modelet RS, do elektrifikohen në të ‘ardhmen e afërt’ (Foto)

Audi paralajmëron se modelet RS, do elektrifikohen në të ‘ardhmen e afërt’ (Foto)

Teknologjia hibride prej 48-voltësh, pritet që së shpejti të ‘përhapet’ në shumicën e modeleve

Para katër vitesh, Audi ka bërë të ditur se do të vë teknologjinë hibride prej 48-voltësh, në shumicën e modeleve të reja, transmeton Telegrafi.

Paralajmërime këto, që nuk u vunë asnjëherë në funksion, pavarësisht kërkesave të shumta prej entuziastëve.


Anthony Garbi, që është njëri prej zyrtarëve të lartë në Ausi, ka konfirmuar elektrizimin e modelit RS, por ishte i kujdesshëm të mos japë detaje. “Modeli Audi Sport, do të vije elektrik, shumë më herët se që pritet. Teknologjinë prej 48-voltsh, do ta integrojmë në të ardhmen në modelin RS, për ta përhapur më pas në shumicën e veturave” ka thënë Garbi. Por, nuk ka ndonjë datë zyrtare kur mund të lansohet, apo nëse do t’i rriten fuqitë po që se bëhet hibrid. /Telegrafi/