LAJMI I FUNDIT:

Audi R8 u nda në gjysmë gjatë përplasjes, shoferi shpëtoi pa asnjë lëndim (Foto)

Audi R8 u nda në gjysmë gjatë përplasjes, shoferi shpëtoi pa asnjë lëndim (Foto)

Shoferi i makinës që u godit nga një furgon Volkswagen, është me fat që shpëtoi pa lëndime

Një shofer i paemëruar, ka shpëtuar pa asnjë lëndim, derisa u përfshi në aksident derisa voziste në një qytet kufitar mes Austrisë dhe Italisë.


Gjatë përplasjes masive, përcjell Telegrafi, Audi R8 u ndesh me furgonin Volkswagen Transporter dhe u nda në gjysmë.

Megjithëse makina është bërë për deponi metali, siguria e lartë që ofron i mundësoi shoferit të shpëtojë vetëm me disa gërvishtje.

Në anën tjetër, furgoni VW nuk pësoi ndonjë dëmtim dhe të pranishmit shpëtuan të palënduar. /Telegrafi/