LAJMI I FUNDIT:

Aty ku krijohet stili: Blerina Kllokoqi – Rugova

Aty ku krijohet stili: Blerina Kllokoqi – Rugova

Moda, të shumtën e herëve është konsideruar tek ne si një veshje e thjeshtë, e assesi domosdo e kohës. Megjithatë, me kalimin e kohës, moda apo veshja elegante, gjithnjë e më shumë po konsiderohet si shije e stërholluar dhe si kulturë.

Në botë, tashmë, moda është ngritur në një kult, ndërsa tek ne po bëhen hapat e parë për t’u ngritur në art të veshjes, që ndryshe mund të thuhet se po përmbushet thënia tashmë e njohur: “pamja e jashtme, të shumtën e herëve, tregon gjendjen e brendshme”. Pikërisht, për të folur për këtë temë, ne kësaj radhe kemi zgjedhur, kreatoren e modës, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Si kreatore tashmë e dëshmuar, si e kuptoni dhe çka do të thotë për ju moda?
Do të citoj, krijuesin e madh të modës Coco Chanel, ‘Moda kalon, stili mbetet’. Moda është gjithmonë e kohës në të cilën ne jetojmë, moda paraqet stil, trend, guxim, tendencë, vullgaritet, elegancë, koncept i gjerë i krijuar për të sjellë një gjendje shpirtërore të pasuruar për personin. Moda ndryshon, sepse njerëzit ndryshojnë. Dhe kjo na jap të kuptojmë që moda, është standard që na prinë në jetë, sjellje e re në veshje dhe stil.
‘Haute Coture’ – veshje e modës së lartë në të cilën unë jam e specializuar dhe koleksionet e mia i takojnë kësaj kategorie të veshjeve, paraqesin: imagjinatë, ngjyrë dhe ndjesi përrallore; moda na shpije nga dita jonë sportive në mbrëmjen tonë të ëndrrave. Efekti MODË, është i jashtëzakonshëm!


A konsideroni se moda paraqet një stil të veshjes me shije, apo thjeshtë është virtyt i lindur apo i kultivuar?
Unë besoj, që stili, krijohet dhe kultivohet, eleganca te një person është e lindur, ajo perfeksionohet me kohë, por në rastin kur ajo nuk është e ngjitur për personalitetin e individit, mbetet gjithmonë një tentativë, e cila, jo rrallë herë, paraqet devijim në stil.

Kush e zbaton ose e vë në jetë me përpikëri dhe shije të stërholluar modën, dhe kush sipas jush, atë e shpërfytyron skajshmërisht?
Nuk dua të veçoj emra, por them, se të veshurit bukur dhe me stil, paraqet edhe standard ekonomik. Cilësia në veshje është e kushtueshme, besoj që ata që kanë një stad ekonomik të avancuar dhe pak shije ose cilësi për t’u konsultuar me njerëzit kompetent të fushës, arrijnë që të kenë paraqitje të mirë. Pastaj faktor me rëndësi është trendi vjetor, i cili jo gjithmonë është i përshtatshëm për të gjitha konstruktet fizike, ngjyrat jo gjithmonë janë të përshtatshme për tonin e lëkurës dhe, në raste të tilla, ndoshta, pa vetëdije shkelin mbi veten, duke dhënë paraqitje jo të duhur, në veshje.

Ju si kreatore, padyshim i vëreni madje edhe detajet më të vogla të veshjes së bukur, por edhe të çoroditjes. Ku gjenden aktualisht shqiptarët përsa i përket veshjes me shije?
Në fakt, vlerësoj lartë brezat e kaluar të femrave dhe meshkujve, të cilët për gjatë jetës, në periudha të caktuara, të fëmijërisë, rinisë, moshës së pjekurisë dhe pleqërinë e tyre, kanë dhuruar shembuj mbresëlënës, për forma, ngjyra dhe kombinime. Sot, të gjithë ne, kemi një të kaluar të pasur me personazhe të cilët kanë dhënë shembujt e tyre personal,pavarësisht se në të kaluarën kritika rreth stilit dhe paraqitjes nuk ka lënë një hapësirë të madhe për t’u diskutuar. Më pëlqen theksi te nënat tona në aksesoret që ato bartin (këpucët, çantat, sandalet, kollanët, kapelat, shallet, dorëzat, etj. Si racë, konsiderohemi dhe vlerësohemi për dukje të bukur, koha është para nesh që të japim me të mirën për t’u
kombinuar. Sot, nuk mungojnë studiot e dizajnit të cilat japin rekomandimet e tyre në mënyrë profesionale. Shqiptaret kanë një edukatë në veshje, kanë stil të konsoliduar dhe këtë stil e kultivojnë dhe e ndërtojnë çdo ditë.

A, do të thotë se çmimi gjithmonë dhe në çdo rrethanë e përcakton veshjen, apo është kombinimi me shije që e bën dikë të duket bukur, pedant dhe elegant?
Çmimin e veshjes, padyshim që e përcakton cilësia e materialit, me të cilin është punuar, po ashtu një vlerë të rëndësishme ka dizajni. Ndërkaq, një njeri mund të duket bukur i kombinuar edhe me linja ditore të veshjeve, që jo domosdoshmërisht duhet të jenë të kushtueshme.

A keni patur ndonjë rast për ta ilustruar konkretisht dhe për të na dëshmuar katërçipërisht shembullin e veshjes së bukur dhe e kundërta?
Mendoj se Presidentja Jahjaga, në çdo takim të saj duket perfekte, edhe atëherë kur nuk vishet me BKR. Megjithatë, parësore e konsideroj, fizikun, tonin e lëkurës dhe karakteristikat tjera, si flokët, etj. Thjesht, duhet të jemi të kujdesshëm në zgjedhjen e ngjyrave për veshje.

Tek ne, zakonisht, njerëzit e skenës përpiqen të duken sa më bukur dhe me stil unik. A qëndron kjo në kuadër të përpjekjeve apo vërtetë ata duken bukur?
Unë vlerësoj lartë, personalitet publike të ç’do fushe të cilët japin maksimumin e tyre për të qenë reprezentativ dhe të kompletuar, por kemi raste nga dy ekstremet. Më gëzon fakti kur ato konsultojnë personat kompetent të industrisë së modës, ndërkaq, disenjatorët promovojnë stilin e tyre, dhe jo secili stil i tyre pëlqehet në secilin rast.

Po ju a visheni vet me shije…?
Në fakt, lidhja ime me industrinë e modës, është lidhja ime me veshjen, në të gjitha fazat e jetës, kam pëlqyer të vishem dhe kam pasur fatin që të kem në gardërobën time, veshje të pëlqyeshme nga të tjerët. Dëshiroj të parafrazoj disenjatoren me famë ndërkombëtare Donatella Versace, e cila në një pyetje të ngjashme është përgjigjur troç: “Më tepër njoh defektet te të tjerët se sa te vetja ime, por unë jam krijuese dhe padyshim që kam forcën dhe mundësinë për të krijuar më të mirën edhe për vete“
Stili im prek dy ekstremet, linjën sportive ditore dhe glamurin e tepihut të kuq. Në të dyja këto funksionoj mirë.

Atëherë, si duket Blerina në sytë e të tjerëve, a bie në sy përgatitja juaj për këtë profesion specifik?
Në disa nga ngjarjet e mia private dhe profesionale, jam vlerësuar lartë për prezencën, por s’dua të marrë luksin për të vlerësuar veten në paraqitje. Blerina, brenda meje, është shumë kërkuese dhe ajo e dëshiron gjithmonë më të mirën.

Cila është rëndësia e kombinimit të ngjyrave tek veshja?
Unë kujtoj që është njëri ndër komponentët e rëndësishëm të veshjes në përgjithësi. Ekspert të industrisë së modës kanë shkruar dhe folur pafund për specifikat e ngjyrave, të tjerë për efektin që mund të shkaktojnë, derisa dhe shkenca e mjekësisë i ka dhënë një hapësirë të veçantë efektit ngjyrë. Unë mundohem të jem, këmbëngulëse në rekomandimet e mia, gjithmonë kur kam mundësinë edhe për t’i paraqitur së paku tre shembuj klientit për paraqitje më të mirë. Pigmenti i lëkurës, për disenjatorët paraqet një cikël të mbyllur të imagjinatës së shthurur të krijuesve.

Cilat janë trendet e sezonit?
Ne, para dy muajsh kemi hedhur në treg koleksionin unik ‘Botanika’, që karakterizohet me shumë luks.

A ka në Kosovë kushte që të ndiqen trendet e modës? A kanë shije për veshje të bukur, ndonëse ka mjaft të tilla që nuk i kushtojnë shumë kujdes kësaj çështjeje?
Në fakt, tregu ynë është shumë i rezervuar, ai nuk arrin as të jetë serioz për linjën ditore të veshjes, dhe kjo të pamundëson paraqitjen trendi. Tregu ynë gjendët më mirë në eksplorimin e veshjes së modës së lartë, ka shumë krijues që paraqesin punën e tyre në shfaqje publike dhe arrijnë të mbulojnë dy sezonet.

Gjermanët e kanë një thënie: ‘Më trego si vishesh, të tregoj kush je”. A qëndron ky konstatim se njeriu pedant është njeri me plot kuptimin e fjalës?
Unë rezervohem në përgjigje, pasiqë cilësitë tjera të rëndësishme për individin dhe shoqërinë, nuk mund të kufizohen vetëm me dukjen dhe, jo gjithmonë, njerëz që duken bukur, arrijnë të jenë shembull për shoqërinë. Megjithatë, pajtohem se, një person i cili kultivon, higjienë, pastërti në veshje, arrin të jetë pedant.

Cili është mesazhi juaj. Si duhet të vishet një e re, një me moshë mesatare dhe një e moshuar fare?
Femrën shqiptare e gjejë të veshur bukur dhe thjeshtë. Secila nga brezat paraqet detajet e duhura për moshën që bartin, në fakt unë kisha pasur dëshirë që një kujdes akoma dhe më i madh të vijë nga mosha 40 – 50 vjeçe. Në të dy gjinitë. Nuk më pëlqen kur harrohet mosha dhe nuk arrijnë të vishen me komoditet, sepse nuk e kanë krijuar standardin e tyre të veshjes. Vajzat e reja duhet të mishërohen më të bukuren dhe ta duan veshjen, të krijojnë stilin e tyre. Ndërkaq mosha e mesme, të ketë kujdes me aksesoret e veshjes, duke e promovuar gjininë. Dhe, mosha madhore – e moshuar, t’i kushtojë rëndësi aksesoreve dhe të ruajnë komoditetin në veshje. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Kalo në kategori