LAJMI I FUNDIT:

Atletin francez e ‘kryqëzojnë’ për rrëzimin e shisheve me ujë, duke mos i lënë kundërshtarët të shërbeheshin me to

Atletin francez e ‘kryqëzojnë’ për rrëzimin e shisheve me ujë, duke mos i lënë kundërshtarët të shërbeheshin me to

Vrapuesi francez, Morhad Amdouni fitoi medaljen e artë olimpike në ditën e fundit të Lojërave Olimpike që u mbajtën në Tokio, derisa rrëzoi një rresht të tërë shishesh uji.

Vrapimi 26.5 kilometra është mjaft i vështirë për t’u bërë në ditët më të mira, por ta bësh atë në nxehtësinë 27 gradë, shton edhe më shumë vështirësitë.

Për fat të mirë për vrapuesit në Lojërat Olimpike ka gjithmonë pika, ku shpërndahet uji në anë të rrugës.


Sidoqoftë, të dielën në mëngjes, disa vrapues mund të kenë humbur rreth 17 kilometra, kur Amdouni rrëzoi rreth 20 shishe uji para se të kapte finalen e fundit.

Ndërsa mund të jetë e vështirë të kapësh ujin gjatë vrapimit, dhe nuk ka dëshmi se ai e bëri atë me qëllim, është e mahnitshme që francezi arriti të marrë atë të fundit në tryezë dhe shumica e tifozëve definitivisht mendojnë se ishte një veprim i shëmtuar nga ana e tij.

Gjersa ka shumë tryeza të tjera uji dhe vullnetarë për të furnizuar, është mjaft e qartë se atleti menjëherë pas Amdouni nuk arriti të kapë një për shkak të rrëzimit që u bëri ai.

Atleti 33-vjeçar ishte në grupin kryesues në atë kohë, megjithatë ai nuk mund të duronte ritmin dhe përfundoi i 17-ti.

Eliud Kipchoge ishte fituesi eventual, me Kenianin që u bë atleti i tretë që fitoi medalje të arta olimpike në maratonë, pasi kishte fituar në Rio pesë vjet më parë.

Nxehtësia në Tokio bëri që 30 atletë të tërhiqeshin nga gara gjatë 26.5 kilometrave, uji ishte sigurisht një nevojë e patjetërsueshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori