Atletico Madridi futet në garë për transferimin e Martialit

288:"BERN, SWITZERLAND - SEPTEMBER 14: Anthony Martial of Manchester United during the warm up prior to the UEFA Champions League group F match between BSC Young Boys and Manchester United at Stadion Wankdorf on September 14, 2021 in Bern, Switzerland. (Photo by Jonathan Moscrop/Getty Images) 12:"Getty Images
Atletico Madridi është tejet i interesuar për transferimin e Anthony Martialit nga Manchester United.
Sulmuesi francez tashmë ka njoftuar Djajtë e Kuq se dëshiron të largohet nga Old Traffordi në afatin kalimtar të janarit.
Sipas asaj që raporton Eurosport, Los Cholchoneros janë të gatshëm që të ofrojnë edhe një lojtar për të arritur një marrëveshje shkëmbimi.
Atletico Madridi tashmë është në kontakt me agjentin e lojtarit dhe po tenton që sa më parë të arrijë marrëveshje.
Por, skuadra spanjoll nuk është e vetmja në garë për të dhe pritet të hasë në konkurrencë të ashpër.
Paris Saint-Germain po ashtu ka shfaqur interesim për Martialin dhe do të tentojë ta marrë në afatin dimëror. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































