Atletico fiton ndaj Elches fal golave në pjesën e dytë

Atletico Madridi ka arritur ta mposht Elchen e rezultat 2-0 në kuadër të javës së 15-të të La Ligas.
Pjesa e parë edhe pse kishte raste, gola nuk solli, pasi Alvaro Morata dhe Joao Felix nuk ishin të saktë.
Elche në fund të pjesës së parë mbeti edhe pa një lojtar, pasi që u përjashtua Gonzalo Verdu.
Në minutën e 56-të erdhi edhe goli i parë në ndeshje, kur Joao Felix shënoi për 1-0 pas asistimit Antoine Griezmann.
Fituesi u konfirmua në minutën e 74-të, kur Alvaro Morata shënoi për 2-0.
Atletico Madridi pas kësaj fitoreje ka 27 pikë dhe mban vendin e tretë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































