Të martën mbrëma, Los Rojiblancos janë mysafirë të katalunasve në Camp Nou për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale.

“Besoj se skuadra është në maksimumin e vet. Jemi të parët në La Liga dhe kemi mundësinë që të arrijmë diçka këtë vit”.


“E dimë se një çerekfinale kundër Barcës është shumë e rëndësishme, por të gjithë janë të entuziazmuar për këtë ndeshje”.

“Barcelona është një ekip që ka demonstruar për shumë vite se janë një nga më të mirët në botë, për t’i mposhtur ata, ne duhet të jemi në formë maksimale dhe të angazhohemi bashkë, për të krijuar raste shënimi”, ka deklaruar Costa. /Telegrafi/

telegrafi sport app