Rodrigo De Paul pritet të largohet nga Atletico Madrid vetëm një viti e gjysmë të kaluar në kryeqytetin spanjoll.

E ardhmja e aegjentinasit te Atletico nuk është e sigurt pasi mediat në Spanjë kanë raportuar se ai është nxjerrë në shitje nga klubi.


Raportet mes lojtarit dhe klubit nuk janë si më parë shkaku i një leje që e keqpërdori argjentinasi disa javë më parë, kur nuk u paraqit në një ndeshje dhe pastaj dolën disa foto të tij nga një festë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit të cilët e kanë nxjerrë në shitje së bashku me yjet tjerë të skuadrës si Joao Felix, Yannick-Carrasco e Thomas Lemar.

De Paul 1

Por e ardhmja e mesfushorit argjentinas pritet të jetë sërish në Itali, pasi ai pritrt të rikthet në Serie A.

Emri i ish-mesfushorit të Udineses është lidhur veçanërisht me Juventusin , i cili me kënaqësi do ta kthente argjentinasin në Itali.

Biankonerët kanë nevojë për përforcime cilësore në repartin e mesfushës dhe De Paul do të ishte goditja e shumëkërkuar nga Max Allegri.

Kontrata e argjentinasit me spanjollët skadon në verën e vitit 2026 dhe ai ka një çmim largimi nga Wanda Metropolitano.

816469d6 9d23 44ef bd86 9f4d21daf120 alta libre aspect ratio default 0

Atletico që kishte shpenzuar 35 milionë për mesfushorin një vit më parë tani shpreson që ta shes atë për 45 milionë.

Juventus e ka prioritet transferimin e tij pasi Allegri dëshrion ta ketë De Paulin në mesfushë së bashku ke Rabiot, Paredes e Locattellin.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje me Atleticon ku ka realizuar dy gola e ka asistuar në një tjetër.

Përveç interesimit nga Juventus, De Paul është në listën e dëshirave edhe të dy top skuadrave tjera italiane si Roma e Milan. /Telegrafi/

telegrafi sport app