Atletet që Bryant mbathi për Krishtlindjet e vitit 2010 do të dalin në ankand, pritet të shiten për një shumë marramendëse

Një palë atlete të kompanisë Nike me emër “Grinch”, të mbathura dhe nënshkruara nga legjenda e ndjerë e NBA, Kobe Bryant, janë në ekspozitë në Beverly Hills, përpara se të dalin në ankand.
Bryant, i cili luajti të gjithë karrierën e tij 20-vjeçare për Los Angeles Lakers, mbathi atletet Nike "Grinch" më 25 dhjetor 2010, gjatë një ndeshjeje kundër Miami Heat.
Firma e Kobet është në të dyja atletet dhe ato janë unike sepse Bryant i mbathi vetëm në atë ndeshje të Krishtlindjeve dhe kurrë më.

Atletet janë të disponueshme për t’u parë në shtëpinë e Canon Collectibles në Beverly Hills deri më 19 dhjetor, pas së cilës ato do të shiten në ankand nga Joopiter, shtëpia digjitale e ankandeve të Pharrell Williams.
Caitlin Donovan, drejtuesja globale e shitjeve të Joopiter, tha se pret që atletet të kalojnë shifrën e 10 milionë dollarëve në ankand.
Këto atlete janë unike në atë që deri në vitin 2010, rregulli në NBA ishte që lojtarët e basketbollit duhet të mbathnin atlete që përputhen me ngjyrat e fanellës dhe pantallonave të shkurtra ose të bardha/të zeza gjatë sezonit, dhe kur u lejua të mbathnin atlete me një ngjyrë ndryshe për Krishtlindje, Kobe vendosi të prezantonte atletet Kobe Six "Grinch" në fushë kundër Miamit.
Kobe Bryant’s autographed game-worn
‘Grinch’ Nike Kobe 6 from the Lakers vs Heat Christmas Day 2010 game are up for sale at @joopiteronline 😳🔥 pic.twitter.com/pRIDdMu88U
— Nice Kicks (@nicekicks) December 12, 2025
“Këto atlete ‘Grinch’ të Kobe u shfaqën më 25 dhjetor 2010. Kobe Bryant erdhi në ndeshjen e Krishtlindjeve me një palë atlete jeshile në këmbë që për herë të parë në historinë e NBA-së nuk përputheshin me fanellën dhe pantallonat e tij të shkurtra”.
"Pra, këto atlete nuk janë parë që nga ajo ndeshje, mendoj se është shumë e rëndësishme të theksohet se ajo ndeshje u bë një nga momentet më të famshme në historinë e atleteve, dhe Kobe Six dhe 'Grinch' në veçanti u bënë një nga atletet më të famshme pas asaj ndeshjeje. Kobe Bryant i mbathi këto atlete vetëm një herë në të gjithë karrierën dhe në të gjithë jetën e tij. Këto janë atletet që ofrojmë këtu në Joopiter", ka thënë drejtoresha e shitjeve të Joopiter, Caitlin Donovan. /Telegrafi/












































