Një burrë nga Mançesteri i Britanisë, kishte marrë një vendim të pazakontë – të bërë tatuazh në këmbë atletet e tij të preferuara nga marka e njohur Nike.

Blazej Ambrozak, 44-vjeçe nga Rochdale, Mançester, e “shprehu” dashurinë e tij për atletet e preferuara Jordan të cilat vendosi t’i mbajë përgjithmonë në këmbë – duke i bërë tatuazh, transmeton Telegrafi.


1 146

Pavarësisht se duroi dhimbje të madhe për më shumë se tetë orë, Blazej tani nuk do të ketë nevojë të mërzitet që do të largohet nga shtëpia “pa atletet” e tij të preferuara.

2 33

“Ishte një vendim spontan për t’i bërë tatuazh, por vërtetë më pëlqeu ideja sepse është diçka ndryshe dhe që nuk shihet shpesh. Më pëlqejnë të gjitha llojet e atleteve nga Nike, por Jordan janë të parapëlqyerat dhe kështu vendosa t’i kem një palë gjithmonë me vete”, tha Blazej.

3 26

Megjithatë pranon se kishte dhimbje të mëdha gjatë seancës që zgjati mbi tetë orë, dhe u detyrua të qëndrojë pa lëvizur derisa përfundoi “kryevepra”.

4 16

Ishte Dean Gunther, 44-vjeç, që përvojën e tij 15-vjeçare si artist i tatuazheve, që të shfaq kreativitetin e tij në shputat e Blazejit. /Telegrafi/

5 11

6 8

7 5

8 6