LAJMI I FUNDIT:

ATK: Verifikoni llogaritë bankare para rimbursimit të kuponëve fiskal

ATK: Verifikoni llogaritë bankare para rimbursimit të kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë qytetarët që aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal dhe ata që kanë aplikuar për tremujorin e dytë të vitit 2018 që t’i verifikojnë llogarit e tyre bankare.

ATK thotë se kanë pranuar informacione nga qytetarët se nuk janë rimbursuar mjetet financiare nga aplikimi i tremujorit paraprak, pasi sipas tyre ka pasur ndryshime në politikat e brendshme të bankës.

“Me qëllim që rimbursimi i mjeteve të bëhet pa problem, ju lutem sigurohuni që llogaria juaj bankare mund të kreditohet sidomos kur është fjala për rimbursim nga kuponët fiskal. Administrata Tatimore nuk do të merr asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është e mbyllur apo jo funksionale për çfarëdo arsye që bankat mund të deklarojnë”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Në fund, ATK thotë se problemi i paraqitur në mos rimbursim të mjeteve nuk qëndron te verifikimi i pikove, mirëpo tek llogaritë bankare. /Telegrafi/