LAJMI I FUNDIT:

ATK pezullon nga puna dy inspektorë

ATK pezullon nga puna dy inspektorë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga Prokuroria dhe duke u mbështetur në Nenin 69 të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marr vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy zyrtarëve/inspektorë tatimorë të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.


Në fund, ATK falënderon qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin për të kontribuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative. /Telegrafi/