Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në vitin 2017 ka mbyllur 214 lojëra të fatit e ka anuluar 179 licenca. Gjobat ndaj këtyre bizneseve arrijnë vlerën 1.3 milion euro.
Valentina Bytyqi, zyrtare për komunikim me publikun në ATK, kjo është rezultat i fillimit të implementimit të strategjisë së re për monitorimin e lojërave të fatit.
“Vetëm gjatë vitit 2017 ATK ka vizituar diku 1540 biznese të cilat ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, prej tyre janë mbyllur 214 lokale dhe janë anuluar licencat e 179 prej tyre. Numri i gjobave të cilat u janë lëshuar këtyre bizneseve d.m.th këto biznese janë bastore, kazino dhe biznese të ngjashme dhe vlera e gjobave të cilën e kemi lëshuar për këto biznese është 1.3 milion euro”, tha ajo.
“Administrata Tatimore e Kosovës në vitin 2017 dhe në vitet e kaluara edhe këtë vit kemi filluar me strategjitë e reja në monitorimin e lojërave të fatit të cilat operojnë jashtëligjshëm në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
Ajo u shpreh se as këtë vit nuk do të ketë tolerime për ato biznese që ushtrojnë veprimtari të jashtëligjshme.
Vetëm gjatë muajit janar ka sqaruar Bytyqi se janë mbyllur 30 biznese e gjobitur me 52 mijë euro, raporton EO.
“Edhe vitin 2018 e kemi nisur njëjtë, do të thotë nuk do të ketë tolerime aspak jo vetëm për këtë veprimtari por për asnjë tjetër që nuk i përmbush dispozitat ligjore të legjislacionit ne Kosovë. Vetëm gjatë muajit janar janë mbyllur diku 30 biznese dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 52 mijë euro”, sqaroi Bytyqi.
Ajo gjithashtu foli edhe për listën e borxhlinjve ku sipas saj kjo listë do të publikohet gjatë muajve në vijim, krejt kjo me qëllim që të inkurajohen tatimpaguesit që të kryejnë obligimet.
“Administrata Tatimore e Kosovës me 16 shkurt ka njoftuar të gjithë tatim paguesit se pas datës 1 shkurt, d.m.th brenda vitit 2018 në njërin nga këta muaj do të bëhet publikimi listës së tatim paguesve të cilët nuk i kanë paguar obligimet tatimore të cilat janë të parapara me legjislacion tatimor”.
“Ne nuk kemi ndonjë problem se numri i tatim paguesve që do të jenë pjesëmarrës të kësaj liste pasi që ATK, departamentet përkatëse i kanë të identifikuar personat që janë borxhlinj. Ne e kemi bërë ketë publikim në mënyrë që t’i inkurajojmë tatimpaguesit t’i kryejnë sa me parë obligimet që i kanë të pashlyera në ATK-së”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025