Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq, thotë se ka në plan bashkimin e qytetit të Mitrovicës, dhe se kjo është arsyeja kryesore që e ka shtyrë të kandidojë për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 19 majit që do të mbahen në katër komunat veriore të vendit.
Ai gjatë një interviste për KosovaPress, ka shpalosur programin e tij qeverisës, i cili përfshinë gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve, punësimin, gjendjen e sigurisë dhe shkatërrimin e strukturave ilegale, por prioritet sipas tij do të jetë kthimi i shqiptarëve të shpërngulur me dhunë, rindërtimi i shtëpive të tyre, si dhe kompensimi i të gjithë atyre të cilët kanë pësuar këto 20 vitet e fundit.
“Ne si Lëvizje Vetëvendosje në kuadër të alternativës qeverisëse të cilën e kemi, kemi plan bashkimin e Mitrovicës ashtu siç ka qenë dhe në kuadër të kësaj kundërshtojmë Mitrovicën si dy qytete dhe si dy bashkësi. Jemi për një komunë, për një qytet…Veriu i Mitrovicës i ka problemet më specifike që e dallon prej komunave tjera. Mjerimi socio ekonomik dihet haptazi do të thotë familjet që jetojnë në gjendje të mjerueshme ekonomike, normal kjo është njëra prej prioriteteve që me gjetë mënyra për punësimin e rinisë dhe të gjitha niveleve që janë të shtypura. Tjetra është aspekti i sigurisë…Natyrisht si shtyllë e tretë është shkatërimi i lidhjeve ilegale të cilat ndodhin jo vetëm në veriun e Mitrovicës, por komplet në veriun e Kosovës… Kemi me punu në aspektin e kthimit të të gjithë atyre që janë shpërngulur me dhumë. Këtu hynë edhe rindërtimi i shkatërrimit të pronave prej luftës e këndej dhe kompensimi i të gjithë atyre që kanë pësuar këto 20 vitet e fundit prej strukturave paralele serbe”, ka thënë Atiq.
35 vjeçari i lindur në veri të Mitrovicës, me profesion inxhinier i rrjetit, tha se gjendja aktuale e sigurisë në atë pjesë nuk është e kënaqshme dhe është e papranueshme që në shekullin 21 shqiptarët dhe komunitetet tjera jo serbe të jetojnë në në nivelin e getos.
Sipas tij, bashkëpunimi me komunitetin serb ka ngecje të mëdha, për shkak të presionit që bëhet ndaj tyre nga ana e Beogradit, ndërsa ka inkurajuar ata që të marrin guximin dhe të komunikojnë, në mënyrë që të integrgohen sa më parë në institucionet e Republikës së Kosovës.
Në lidhje me strukturat ilegale, ai ka bërë të ditur se ato duhet eliminuar duke forcuar të gjitha mekanizmat relevantë, duke dekriminalizuar institucionet siç janë gjykata, prokuroria dhe policia, të cilat siç u shpreh ai, duhet të udhëhiqen nga njerëz me të kaluar të pastër.
“Gjendja e sigurisë nuk është e kënaqshme…Thjesht nuk është më e pranueshme që në shekullin 21 me jetu më në këto rrethana, në nivelin e getos në të cilin fatkeqësisht jetojnë banorët, qytetarët shqiptarë dhe komunitetet tjera… “Bashkëpunimi me serbët ka ngecje të mëdha, dihen problemet sepse edhe ata janë nën presion të madh prej institucioneve të Serbisë…Por ne inkurajojmë të gjithë pa dallim, jo vetëm serbët, që të marrin hapa, guxim, që të komunikojmë, në mënyrë që të integrgohen edhe ata në institucione të Republikës së Kosovës…Kjo nuk bën pa i forcuar të gjitha mekanizmat, të gjitha institucionet që dorën në zemër nuk janë duke kryer punën as në rajonet tjera të Kosovës. Këtu e kam fjalën për gjykatat edhe për policinë, prokurorinë dhe për të gjithë…Ne mendojmë se këto duhet së pari të jenë të dekriminalizuara, dhe këto institucione duhet të udhëhiqen nga njerëz që kanë të kaluar të pastër”, theksoi Atiq.
Sa i përket fitores në këto zgjedhje, ai tha se ka pak shpresë, për shkak të gjendjes demografike më të re të krijuar në atë pjesë, edhe pse synimi i tij është më shumë fuqizimi i Lëvizjes në komunat veriore.
Kandidati për kryetar nga radhët e Vetëvendosjes ka sqaruar faktin pse faktori shqiptar nuk është duke garuar në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm, duke thënë se është pikërisht PDK-ja e cila e ka sjellë Mitrovicën në këtë gjendje.
Atiq ka porositur qytetarët që ditën e zgjedhjeve të dalin masovikisht për të votuar dhe për t’I mundur ata, siç u shpreh, të cilët janë pakicë, por që sot kanë fuqinë.
“Tash me këtë gjendje demografike nuk është shumë shpresëdhënëse…Por ne si Lëvizje jemi në komunikim me të gjitha partitë, përjashtuar Listën serbe, që me mujt me i bashku të gjitha votat, energjinë, kapacitetet, thjesht për me ndryshu gjendjen faktike që eshte tash…A do të fitojmë do të shihet me 19 maj, ne jemi për fuqizimin që kemi me pas në këto komuna ndërsa rezultatin do ta shohim me datën 20… Ne i kemi vijat e kuqe, kjo dihet botërisht. Nuk mundemi me hy në garë, nuk mundemi me bashkëpunu me njerëz të cilët në mënyrë direkte ose indirekte e kanë sjellë Mitrovicën dhe komunat tjera në këtë nivel…Mesazhi im për të gjithë qytetarët edhe të veriut të Mitrovicës, por edhe të komunave tjera është që të jenë optimistë, të na besojnë votën…. Nuk bëjmë fushata, premtime mediokre të cilat nuk kemi kapacitet me i përmbushë… Këtu jemi lindur, këtu po duam me kalu jetà «n, së bashku me të gjithë pa dallim, dhe nuk kemi tjetër zgjidhje përveçse ne që ia duam të mirën këtij vendi, me u forcu të gjithë bashkë, me i mujt ata pak që sot kanë fuqi”, potencoi Atiq.
Zgjedhjet komunale në katër komunat e veriut do të mbahen më 19 maj pas dorëheqjes së katër kryetarëve të këtyre komunave./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus
Ministri italian i Mbrojtjes pritet me ceremoni zyrtare, konfirmon mbështetjen në proceset e anëtarësimit në NATO dhe BE
Mickoski: Koalicioni i OBRM-PDUKM-së “Maqedonia jote” qëndron pas valës së ndryshimeve
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia