Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, lidhur me dorëzimin e peticionit me 4 mijë nënshkrime për shkarkimin nga posti i kryetarit të komunës në KQZ, tha se secili veprim që fuqizon qytetarin është i mirëseardhur, edhe pse, siç u shpreh ai, ironikisht sjell shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Atiq bëri të ditur se peticioni ishte organizuar në ditët ë fundit të afatit të caktuar nga KQZ-ja.
Sipas tij, shumica e nënshkruesve të peticionit kanë qenë të detyruar të bëjnë një gjë të tillë.
“Shumica absolute e tyre kanë qenë nën presion dhe të detyruar nga eksponentë të ‘Listës Serbe’ që të dalin dhe të nënshkruajnë peticionin”, deklaroi Atiq në “RTK Prime”.
Ai vuri në dukje se zgjedhjet i shpall presidentja e vendit dhe dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri të vendit janë bërë pa presion nga institucionet e vendit.
Dorëheqjet e tyre, shtoi Atiq, janë bërë me qëllim të shkaktimit të trazirave në veri të vendit, duke luajtur lojën e viktimizimit dhe që tani po paguajnë pasojat e atyre veprimeve.
Tutje, Atiq ka folur për aktivitetin e tij si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, në infrastrukturë dhe në çështje tjera që i përkasin kompetencave të komunës.
Ai ndër të tjera ka folur për ndalimin e ndërtimeve pa leje, të ndërtesave të larta për banim kolektivë, në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, leje për ndërtim.
Atiq u shpreh se ndjehet krenar për punën që ka bërë si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut. “Nëse ua kam bërë jetën qytetarëve sadopak më të lehtë, jam shumë i lumtur”, deklaroi ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit