Ish-kryetari i Komunës Velipojë, Pashko Ujka ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” në rrethana ende të paqarta.

64-vjeçari Ujka ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë për jetën.

Në momentin e ngjarjes, Ujka ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Ajo ka thënë për policinë se ajo ka deklaruar se nuk ka dëgjuar të shtëna.

Hetuesit dyshojnë se 64-vjeçari është qëlluar me silenciator dhe atentati mund të jetë e lidhur me detyrën e kreut të Komunës së Velipojës dhe më specifikisht me pronat.

Ujka ka mbajtur detyrën e kryetarit të Komunës Velipojë në mandatin 2011-2015, si përfaqësues i zgjedhur me siglën e Partisë Socialiste.

Gjatë legjislaturës 2005-2009, ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ujka u zgjodh me siglën e Partisë Aleanca Demokratike dhe më pas kaloi në radhët e Partisë Demokratistiane./Euronews Albania/