LAJMI I FUNDIT:

Ata që hanë më shumë se 50 gramë speca djegës janë më të rrezikuar nga problemet me memorie

Ata që hanë më shumë se 50 gramë speca djegës janë më të rrezikuar nga problemet me memorie

Speci djegës mund të jetë produkti i preferuar i shumë njerëzve, por hulumtimet sugjerojnë se sasitë e tepërta mund të shkaktojnë probleme me memorie.

Studimi me më shumë se 4,500 persona ka zbuluar se ata që konsumojnë 50g speca djegës në ditë janë dyfish më të prirë të ankohen për memorie të dobët, transmeton Telegrafi.


Konsumimi i tepërt i tyre gjithashtu është ndërlidhur me 56% dobësim të memories përgjatë 15 viteve.

Shkencëtarët janë të pasigurt se përse ekziston kjo lidhje mes memories së dobët dhe konsumimit të specave djegës, ku disa studime madje sugjerojnë se përbërësi aktiv i tyre, capsaicini, mund të na ndihmojë të jenë më të mprehtë.

Sidoqoftë, dozat e larta të këtij përbërësi mund të përdoren për t’i deaktivizuar nervat që shkaktojnë dhimbje.

Hulumtuesit pohojnë se kështu pastaj mund të ndikohet në qëndrueshmërinë e nervave, por kanë paralajmëruar se kjo teori është vetëm spekulative.

Vlen të ceket se studimet e mëhershme kanë dëshmuar se konsumimi i specave djegës është shumë fitimprurës për peshën e trupit dhe shtypjen e gjakut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori