Aston Villa dhe Newcastle në garë për huazimin e Drinkwater

228:"BURNLEY, ENGLAND - AUGUST 28: Danny Drinkwater of Burnley in action during the Carabao Cup Second Round match between Burnley and Sunderland at Turf Moor on August 28, 2019 in Burnley, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images) 12:"Getty Images
Klubet nga Liga Premier janë vënë në garë për huazimin e mesfushorit në pronësi të Chelseat, Danny Drinkwater.
29-vjeçari aktualisht është i huazuar te Burnley, mirëpo Lancashire Live raporton se futbollisti anglez mund të ndërrojë skuadër.
Aston Villa dhe Newcastle Unitedi janë dy klubet që kanë shprehur interesim për shërbimet e Drinkwater për pjesën e dytë të sezonit.

Nëse arrihet marrëveshja me Chelsean, atëherë lojtari mund të luajë te ndonjëra prej këtyre skuadrave, ku mund të nënshkruajë këtë muaj.
Mirëpo, që të ndodhë kjo, ato duhet t’ia japin pagën e majme prej 110.000 funtesh (129.000 euro) në javë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































