Kompania Aston Martin e ka prezantuar motoçikletën e parë, AMB 001 të krijuar në bashkëpunim me prodhuesin britanik të motoçikletave Brough Superior.

Të njëjtit njerëz që punojnë makinat e Aston Martin, kanë punuar edhe për këtë motoçikletë, që është vetëm për pista, transmeton Telegrafi.


Presidenti ekzekutiv dhe shefi i dizajnit në Aston Martin, Marek Reichamn ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikatë, të gjithë eksperiencën lidhur me krijimin e AMB 001.

“Kjo është ajo që mendojmë, se mund të jetë një motoçikletë e sofistikuar, ndërsa jemi të lumtur që i shohim krahët e Aston Martinit në të”, ka thënë Reichman.

“Produkti final, është një motoçikletë vërtetë e bukur, me dizajn dhe inxhinieri që është vepër arti.”

AMB 001 është njëherësh edhe produkti i parë, që Aston Martin e ka bërë me Brough Superior deri më tani.

Më poshtë, mund të shihni detaje të motoçikletës, që është prezantuar në EICMA Motorcycle Show.

Kjo motoçikletë e ka motorin turbocharger që prodhon 180 kuaj fuqi, ndërsa ka po të njëjtën peshë, prej 180 kilogramëve.

Aston foto 2

Janë aplikuar ngjyrat e njëjta që përdore Aston Martin në vetura, që janë Stirling Green dhe Lime Essence.

Aston foto 3

Rrotat, mbrojtëset e përparme dhe frenat, janë të lyera me ngjyrë të zezë mat.

Aston foto 4

Ulësja është qepur me dorë, nga lëkura Oxford Tan që përdoret edhe te veturat e Aston Martin, ndërsa është përshtatur me mbajtëset nga lëkura të vendosura në doreza.

Aston foto 5

Fibrat e karbonit, janë të frymëzuara nga pjesët anësore të makinave Aston Martin.

Aston foto 6

Krahët e vendosur në pjesën e përparme të motoçikletës, sipas prodhuesit janë bërë për t’i rritur aerodinamikën.

Aston foto 7

“Duke u frymëzuar nga seria e re e makinave Aston Martin me motor të mesëm, ekipi Aston Martin Design ka punuar në parime të qarta të formës dhe funksionit, ku dizajni dhe inxhinieria duhej të punonin së bashku, duke rezultuar në një motoçikletë që është një vepër arti e nivelit të lartë”, thuhet në komunikatë.

Aston foto 8

Krahët e famshme të Aston Martin nga metali që nuk ndryshket, janë vendosur në hundën dhe rezervuarin e motoçikletës.

Aston foto 9

Fabrika Bough Superior në Toulouse të Francës, është përzgjedhur për prodhimin e AMB001.

Aston foto 10

Në vetëm 100 njësi, do të prodhohet.

Aston foto 11

Çmimi për AMB 001 fillon nga 108 mijë euro, që është rreth 120 mijë dollarë, pa përfshirë tatimin prej rreth 20 për qind. Shpërndarjet e para, pritet të fillojnë në fund të 2020-ës. /Telegrafi/