Mercedes është më shumë se një partner teknik për Aston Martin Logonda, teksa kompania gjermane është gjithashtu edhe një aksionar i rëndësishëm.

Gjiganti gjerman ka shprehur dëshirën për të rritur aksionet e saj deri në 20 për qind deri në fundin e 2023-shit.


Në një intervistë për Autocar, Shefi Teknik i Aston Martin tha se bashkëpunimi midis dy markave do të vazhdojë në vitet në vijim, raporton Motor1, transmeton Telegrafi.

Roberto Fedeli dha një përgjigje të sinqertë kur u ngrit tema delikate e Euro 7: “Duke kërkuar sfidën e radhës me motorët me djegie të brendshme, pa Mercedes-in ne mund të ishim në telashe”.

“Në të njëjtën kohë, Mercedes për ne nuk është vetëm partner në pjesën e motorëve, por është gjithashtu edhe partner tek arkitektura bazë elektrike” shtoi ai.

“Ne bëmë integrimin e komponentëve të rinj në arkitekturën bazë të Mercedes për DB12", përfundoi ai prononcimin e tij. /Telegrafi/