LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin dyfishoi shitjet

Aston Martin dyfishoi shitjet

Prodhuesi britanik, Aston Martin shiti 1,353 automjete në tremujorin e parë.

Shitjet në tremujorin e parë të vitit 2021 janë dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020, raporton theguardian.


Kredia më e madhe për një rritje kaq të madhe i takon modelit DBX – SUV i parë me distinktivin Aston Martin, i cili përbën deri në 55 për qind të automjeteve të shitura.

Prodhimi i kësaj veture filloi në korrik të vitit 2020, dhe falë saj, kompania pret që të përfundojë 2021 me 6,000 automjete të dorëzuara.

Aston Martin shpreson të rrisë shitjet vjetore deri në 10 mijë vetura deri në vitin 2024 ose 2025. /Telegrafi/