eksperti ad

Për plot 40 vite Aston Martin DB2/4 ishte mbuluar nga ndryshku dhe dukej se është i destinuar vetëm për varreza të veturave, megjithatë gjatë muajit të ardhshëm pritet të nxirret në ankand.

Çmimi fillestar i tij do të arrij shumën e 250 mijë funteve, edhe pse karrigen i ka të shkatërruar dhe është i vjetër plot 64 vite. Megjithatë ajo çfarë e bën të veçantë është se vetëm 16 copë janë prodhuar, transmeton Telegrafi.


2 46

Veturat që pritet të shitet në Londër, ka qenë në pronësi të koleksionuesit të veturave të vjetra Marvin Biren. Ai e kishte përdorur për 15 vite, derisa në vitin 1977 shiti shtëpinë dhe u shpërngul në një vend tjetër, gjë që e detyroi ta lë jashtë garazhit.

3 25

Ky model i Aston Martin konsiderohet si një nga më të mirët që ndonjëherë është prodhuar, dhe lajmi se do të nxirret në ankand ka zgjuar interesim të madh te koleksionuesit e veturave të vjetra. /Telegrafi/

4 25