Në një intervistë për RTK2, ajo tha se zgjedhjet lokale janë të rëndësishme për integrimin e serbëve dhe vendosjen e sundimit të ligjit në komuna, ndërsa theksoi se ato janë veçanërisht të rëndësishme sepse për herë të parë po mbahen në tërë territorin e Kosovës .

Jahjaga theksoi se kështu do të zgjidhen përfaqësuesit legjitim të popullit, ndërsa në veri do të vendoset edhe sundimi i ligjit.


“Qytetarët lirohen nga grupet që janë të lidhura me kontrabandën dhe krimin e organizuar. Arrihet integrimi i qytetarëve të të gjitha bashkësive, e sidomos të Asociacionit të Komunave Serbe në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës”, ka thënë Jahjaga. /Telegrafi/