LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni dhe korrigjimi i kufijve, dy çështje që mund të vendosen në tavolinë – flet analisti Ben Andoni

Gazetari dhe analisti nga Shqipëria, Ben Andoni gjatë intervistës dhënë për Telegrafin ka folur edhe për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe trysnitë që do të jenë mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Andoni në emisionin “Përballje”, u shpreh se dialogu Kosovë-Serbi është futur në margjinat e një zgjidhje, për të cilën tha se është vendosur në tavolinë.

“Besojmë që i gjithë dialogu është futur në margjinat e një zgjidhje. Për arsyen se gjërat që ti i shikon me kujdes, gjërat që politikanët qoftë Vuçiq në Beograd dhe Kurti në Prishtinë, të cilët mundohen që të tregojnë që gjërat janë të acaruara, e vërteta është që në vendet respektive tregojnë një retorikë krejt tjetër. Zgjidhja duket se është vendosur në tavolinë. Nëse e keni parë takimin e fundit të Vuçiqit dhe Kurtit, Borell nxorri dy orë nga xhepi, e drejtonte vazhdimisht vëmendjen nga një orë që kishte përballë, dhe të dy zyrtarët ishin në një distancë bajagi të mirë, tashmë BE-ja i ka vendosur margjinat, ShBA-të e respektojnë këtë lloj autoriteti të BE-së”, ka thënë Andoni.


Ai po ashtu theksoi se edhe Asociacioni me kalimin e kohës do të marrë jetë, por siç u shpreh ai uron që të ketë sa më pak dëme për Kosovën.

“Por pa shtetin amerikan ne të dy e dimë që kjo nuk realizohet, dhe ju tani vetëm duhet të firmosni… Sepse dhe ata e dinë shumë mirë që Vuçiq do të ketë probleme në Serbi, dhe në një farë mënyre është përballë dilemës së tij politike. Ashtu si Kurti do t’i prish të gjitha ato ligjërime për asociacione, pasi më vjen keq ta them por asociacioni duam apo jo ne, me kalimin e kohës do të marrë jetë dhe uroj që të bëhet me sa më pak dëme për Kosovën, kur në fund fare Kosova të ketë precizuar gjëra që të jenë në interes të saj. Për këto gjëra na duhet Kurti që të jetë transparent dhe ta lërë atë retorikën ideore, e sidomos militantët të cilët mundohen që çdo gjë të tij ta brohorasin”, theksoi ai.

I pyetur se a do të jetë asociacioni fundi i marrëveshjes, Andoni tha: “E dimë që asociacioni ka qenë një nga kauzat më të mira dhe më të studiuara të VV-së. Në kohën kur po jetojmë, akoma është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që d.m.th Kosova duhet të ripunojë një draft të ri të asociacionit i cili të ketë mundësi që mos të bjerë ndesh dhe me ligjet kushtetuese. Sa më shumë që ta shtyjmë aq më e vështirë bëhet”.

Ben Andoni, në intervistë në emisionin “Përballje”

Ai theksoi se indikacionet janë se Kosovës po i bëhet presion për Asociacionin.

“Indikacionet kryesore që besoj dhe ju i keni është që po iu bëhet presion nga shteti amerikan për asociacionin. Kuptohet që shteti amerikan është më i destinuar për të shikuar të ardhmen e konfliktit se sa p.sh shumë autoritete të tjera që duan konflikte të ngrira. Rasti i Kosovës do të ndryshojë me shumë gjasa dhe gjeopolitikën e botës. Mënyra se si do procedohet me Kosovën, do jetë mënyra se si do të procedohet dhe me shumë republika të vogla që kanë shpallur mëvetësinë”, potencoi analisti Andoni.

Andoni gjatë intervistës po ashtu tha se Kosovës i duhet të bëjë një përpjekje titanike, pasi siç theksoi ai është në momente të vështira.

“…jemi në momentet varësisht të vështira për të dy vendet, Kosovë-Serbi. Kosovës nuk mund t’i vihet faj pasi është vetëm 15 vjet shtet dhe ka armiq pa fund. Ndërsa Serbia është një shtet i fortë. Pra neve së bashku na duhet një përpjeke titanike”, tha Andoni duke shtuar se në të ardhmen mund të vendoset në tavolinë çështja e ndryshimit të kufijve.

“Kam frikë që në të ardhmen dhe për këtë dyshoj që sërish do të vendoset në tavolinë ndryshimi i territorit. Absolutisht sepse duket që është mënyra më e mirë që serbët e katër komunave të veriut pothuajse janë jashtë sistemit të Kosovës”, tha gazetari dhe analisti, Ben Andoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori