Megjithëse qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës mund të ballafaqohen me krizë të ujit të pijshëm për shkak të mungesës së të reshurave, u deshtë reagimi i shpejtë i qytetarëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit që komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të reagojnë rreth shqetësimit të qytetarëve për fillimin eventual të ndërtimeve në zonën e mbrojtur te Liqenit te Badovcit.
Ditë më parë një numër qytetarësh kanë shprehur brengën për ndërtimet tek ky liqen, duke kërkuar që ndërpritet çdo procedurë për dhënien e pëlqimeve e lejeve për ndërtim në brigjet e liqenit të Badovcit.
Edhe pse asnjë kompani nuk ka leje ndërtimi në këtë zonë, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje dhe në këtë procedurë është që disa vite.
Por, para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë.
Ahmeti ka thënë se uji i pijshëm në Prishtinë nuk bën dhe do të rrezikohet.
“Në vitin 2015, Komuna e Prishtinës ka propozuar rritjen e territorit të Gërmisë nga 900 hektarë në 2000 hektarë dhe ka marr statusin e peizazhit të mbrojtur sipas Ligjeve në fuqi. Një pjesë e peizazhit është rreth Badovcit. Në vitin 2016 në bashkëpunim me Qeverinë e Çekisë kemi arritur që të fillojmë trajtimin e ujërave të zeza përreth liqenit. Ujëra të tilla nuk derdhen më në liqenin e Badovcit. Prishtina ka ujë të pijshëm 24 orë në ditë që nga viti 2017, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk bën dhe nuk do të rrezikohet”, ka thënë Ahmeti.
Për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike, përveç komunës së Gjilanit, edhe qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës, mund të ballafaqohen me krizë të ujit të pijshëm, thonë zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal Prishtina.
Sipas autoriteteve kompetente në Prishtinë, aktualisht ka rënie të nivelit të ujit në liqenet e Badovcit dhe Batllavës, prej të cilave sigurohet uji i pijshëm për më shumë se 140 mijë konsumatorë.
Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu ka thënë për mediat se nëse vazhdon mungesa e reshjeve, në ditët e ardhshme kompania do të fillojë të zbatojë masat e reduktimit.
“Nëse nuk ka reshje, rezerva të ujit ka për gjashtë ose shtatë muajt e ardhshëm. Kemi minus rreth 10 metra ujë të pijes në të dy liqenet Batllavë dhe Badovc. Siç po shihet edhe gjatë kësaj jave mundësitë e reshjeve nuk janë, kështu që ne po futemi në një krizë të ujit në të ardhmen”, tha Abdullahu.
Por, lidhur me shqetësimin e qytetarëve për mundësinë e fillimit të ndërtimit tek Liqeni i Badovcit ka reaguar edhe ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit, Fatmir Matoshi.
Ai theksoi se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk ka kompetenca që në këtë rast të lëshoj leje ndërtimore.
“Bazuar në njoftimet e bëra nga ana e një grupi të qytetarëve si dhe ngritja e shqetësimit të mediave lidhur me iniciativën rreth një projekti i cili synon te ndërtohet afër Liqenit të Badovcit nga Investitori KAWA Group, 4M Group si dhe një pronari privat të tokës (Rrahman Hajredini), dhe që në vazhdimësi është duke u potencuar se MMPH ka dhënë leje për një projekt të tillë, ju informoj se MMPH nuk ka kompetenca që në këtë rast të lëshoj leje ndërtimore”, thuhet në sqarimin e MMPH-së.
Ministria po ashtu, sipas Matoshit nuk ka pranuar aplikim e as nuk ka dhënë pëlqim mjedisor për kompanitë dhe pronarin e tokës në fjalë, ku po thuhet se do të ketë ndërtime.
Ministri në detyrë, përmend gjatë sqarimit të tij se MMPH ka përgjegjësi që përveç pjesës së Planifikimit Hapësinor, të mbrojë edhe Zonën e Mbrojtur Ujore të Liqenit të Badovcit.
“Gjithashtu në bazë të gjitha të dhënave që kemi në MMPH, ju sigurojmë se as kompanitë në fjalë dhe as pronari i tokës, nuk ka aplikuar dhe nuk është pajisur me pëlqim mjedisor nga MMPH-ja. Sipas kompetencave tona si ministri, përveç pjesës së Planifikimit Hapësinor ne gjithashtu jemi përgjegjës edhe për zonat e mbrojtura dhe në rastin konkret, Zonën e Mbrojtur Ujore të Liqenit të Badovcit, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 16/127 të datës 24.04.2013”, thuhet në sqarim.
Matoshi tha se ka kërkuar informacione nga Komuna e Prishtinës në lidhje me këtë projekt, ndërsa për çfarëdo zhvillimi në atë pjesë, ai tha se duhet jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Andaj çfarëdo zhvillimi i planifikuar në atë pjesë duhet të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin dhe kriteret e parapara si dhe t’i nënshtrohet lejeve përkatëse dhe procedurave të parapara me ligj, vetëm pas këtyre procedurave mund të konstatohet se a mund të realizohen projektet e tilla ose jo. Lidhur me këto shqetësime, sot i kemi dërguar një shkresë për të kërkuar informata nga Komuna së Prishtinës. Dëshiroj t’ju siguroj juve dhe të gjithë qytetarët e vendit se inspektorati i MMPH-së dhe Departamentet tjera përgjegjëse brenda MMPH-së do të jetë aktive në këtë çështje dhe do të kujdesen që të mos ndodhë asnjë veprim i cili mund ta cenoj zonën e mbrojtur të Liqenit te Badovcit dhe kualitetin e ujit nga kushdoqoftë”, thotë Matoshi. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

QUINT dhe BE-ja ripërsërisin qëndrimet kundër veprimeve të fundit të Kosovës në veri

Presidentja Osmani uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet për president të Turqisë

Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh

Von Cramon e vrazhdë me policët në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi

Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh

Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti - duhet të shohim opsione të tjera

Borrell flet me Stoltenberg: Kosova duhet të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues në veri
Domatja shqiptare e sigurt, përgënjeshtrohet lajmi për kthim të një ngarkese nga BE-ja

Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit