Juventusi aktualisht në skuadër ka njërin prej mesfushorëve më të mirë që qarkullojnë në Evropë.

Bëhet fjalë për boshnjakun Miralem Pjanic i cili përveç organizimit të mirë të lojës, njihet edhe për ekzekutimin e mirë të goditjeve të dënimit.


Goli i shënuar nga ai në ndeshje me Bolognan ishte i 14 në Serie A.

Pjanic këto gola i ka shënuar me fanellën e Romës dhe të Juventusit.  Askush si ai nuk ka shënuar në 10 vitet e fundit në Serie A.

25488109 10155243482627339 5254343132335877103 o Momenti i goditjes së Pjanic ndaj Bolognas

Pjanic mbetet prapa legjendave të Serie A me Andrea Pirlo e Sinisa Mihajlovic që kanë shënuar nga 28 herë.

Aty gjenden edhe Alex Del Piero dhe  Francesco Totti me 22 gola dhe 20 gola.

Pjanic ka një kundërshtarë të fortë në skuadër, pasi edhe Paolo Dybala ka arritur ta gjejë portën 11 herë nga goditjet e dënimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app