Askush nuk i njohu: Fotografia e parë e përbashkët e Princit Harry me të dashurën (Foto)

Princi Harry dhe Megan Markle janë fotografuar për herë të parë së bashku që prej momentit kur u zbulua se janë në lidhje.
Çifti i famshëm është parë natën e kaluar, ndërsa po shkonin në një shfaqje në teatrin West End të Londrës.
Ata po i përcillte për së afërmi vetëm një anëtar i rojeve mbretërore, transmeton Telegrafi.
Revista "The Sun" publikoi fotografi paparacë, ndërsa raporton se momentin e fundit Harry vendosi të shkojë të shikojë një shfaqje në teatër.
Kujtojmë se prej Torontos Megan ka mbërritur të hënën në mëngjes në Londër. Ajo po qëndron në një hotel, i cili është në pronësi të familjes mbretërore britanike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/12/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



























































