Ashton pranon letrën e Vucicit

“Kemi marrë një letër, por keni pasur mundësi që të shihni se nga EULEX arrijnë informacione të detajuara lidhur me këtë proces”, ka thënë për Tanjug, zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijancic. “Ivanovic ka të drejtën e ankesës për paraburgim dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar”.
Vucic ka deklaruar dje se në këtë letër ka kërkuar nga Ashton që të sqarojë çështjen e Ivanovicit, i cili është burgosur lidhur me akuzat për krime lufte gjatë vitit 1999-2000. Sipas tij, për hire të “paqes dhe stabilitetit” në rajon, Ivanovic duhet të jetë në liri, ndërsa Ashton duhet të përfshihet në zgjidhjen e këtij “problemi”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































