LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA e Maqedonisë rikujton mediat për rregullat e transmetimit të balancuar

ASHMAA e Maqedonisë rikujton mediat për rregullat e transmetimit të balancuar

Nëse keni vendosur që ta mbuloni fushatën zgjedhore, kjo do të thotë se duhet të siguroni drejtësi, balancim dhe paanshmëri në programin e përgjithshëm. Ky ishte mesazhi të cilin ua drejtoi radiodifuzerëve, udhëheqësja e repartit për të drejtat e njeriut dhe njohuri mediatike, në kuadër të Agjencisë së Mediave, Emilija Petrevska.

Drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale, Zoran Trajçevski, tha se pavarësisht asaj që monitorimi i mediave ka filluar shumë më herët, deri në fillimin e fushatës zgjedhore nuk ka rregulla dhe mundësi ligjore për marrje masash. Ndërkaq, ai shtoi se në rast se gjatë 20-ditëve të fushatës zgjedhore haset në raportim të pabalancuar, do të ngriten procedura kundërvajtëse.


“Në këtë cikël zgjedhor, ky është takimi i dytë, menjëherë pas përcaktimit të zgjedhjeve në gusht, kishte takim me radiodifuzerët për trajtime dhe rikujtim për detyrimet që i kanë në kohën e para fillimit të fushatës. Zgjedhjet këtë vit do të zbatohen në bazë të kodit të njëjtë zgjedhor, siç u zbatuan zgjedhjet parlamentare në vitin e kaluar. Në këtë periudhë prej fillimit të fushatës deri më tani nuk kemi vërejtur shkelje, megjithatë ne bëjmë raporte dhjetëditore, kështu që në fund të atyre 10 ditëve në pjesën e fillimit të fushatës do të dalim me vlerësimin e balancimit në raportim dhe nëse ka media të cilat nuk janë të balancuara në raport do të ngritet procedurë kundërvajtëse”, tha Trajçevski.

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale prezantoi edhe aktivitetet e Agjencisë në tremujorin e kaluar, raportin e analizës së tregut të radiove dhe televizioneve në vitin 2016, si dhe prezantoi edhe ndryshimet në ueb faqen e Agjencisë, tek e cila tani do të mund të qasen edhe personat me shikim të dëmtuar pjesërisht dhe tërësisht./Telegrafi/