Ashley Graham nuk ka frikë të tregojë mëmësinë, pa filtra.

Duke pozuar ‘topless’ në banjën e saj, modelja dhe nëna e tre fëmijëve – e cila solli në jetë binjakët Malachi dhe Roman  në janar – zhveshi barkun e saj, duke treguar strijat.


"Përshëndetje, bark i ri. Kemi kaluar shumë. Faleminderit. Tre muaj pas lindjes”, ka shkruar ajo në postim.

ashleygraham 279012352 698458284535062 7404182993455966151 n

Në serinë e fotove, 34 vjeçarja pozon në pasqyrë ndërsa mbulon gjoksin e saj, duke shtrënguar barkun në një foto tjetër nga afër.

Postimi mori shumë mbështetje nga të famshmit dhe fansat.

ashleygraham 278987343 668202900920240 32493770443792099 n

"Jetët e mahnitshme që keni krijuar, bartur dhe shtyrë në këtë botë", shkroi modelja tjetër Helena Christensen, ndërsa aktorja Freida Pinto shtoi, "Dhe ai bark ka historitë më të bukura dhe më të shëndetshme për të treguar".

“Faleminderit që postove të vërtetën”, komentoi një fans. "Kjo i bën njerëzit që kalojnë nëpër këtë të ndjehen sikur nuk janë vetëm".

ashleygraham 279021066 1084605555454686 198502880728811367 n

Kjo nuk është hera e parë që modelja e Sports Illustrated shfaq me krenari strijat e saj.

Me kalimin e viteve ajo ka qenë e zëshme për të treguar trupin e saj në mediat sociale pa ndërhyrje. /Telegrafi/