Asambleja komunale, kush sa për qind mori sipas UBO-s

Sipas një ankete të realizuar nga UBO Consulting për zgjedhjet lokale në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) del të jetë forca politike më e mbështetur për Kuvendin Komunal, me 31.7 për qind të votave.
Në vend të dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 24.5 për qind, ndërsa shumë afër saj qëndron Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 24.1 për qind.
Në vend të katërt pozicionohet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6.1 për qind, ndërsa Lëvizja e Prishtinës ka arritur të sigurojë 2.1 për qind të mbështetjes.
Partitë tjera përfshirë GUXO, Partinë Socialdemokrate (PSD), Nismën Socialdemokrate, dhe Alternativën, kanë marrë nga 1 deri në 2 për qind të votave secila.
Ndërkohë, subjektet më të vogla si KDTP, Forca e Re e Kosovës dhe partitë tjera të vogla lokale, janë nën 1 për qind.
Rezultatet tregojnë një garë të ngushtë mes tre partive kryesore, ku LDK ruan një epërsi të lehtë ndaj Vetëvendosjes dhe PDK-së në votën për asamble.


















































