LAJMI I FUNDIT:

Asambleisti i vetëm shqiptar në Zveçan: Hyjmë në luftë, trojet nuk i lëshojmë

Asambleisti i vetëm shqiptar në Zveçan: Hyjmë në luftë, trojet nuk i lëshojmë

Në komunën e Zveçanit është vetëm një asambleist shqiptar. Lavdim Peci kërkon nga liderët e institucioneve që të përkujdesen më shumë për banorët shqiptarë të pjesës veriore të vendit.

Komuna e Zveçanit në veri të Kosovës, në mesin e 19 serbëve sa e përbëjnë Kuvendin Komunal, Lavdim Peci është i vetmi asambleist shqiptar që përfaqëson shqiptarët atje.

Megjithatë, ai thotë se ka raporte të mira me serbët.


“Kemi marrëdhënie të mira me serbët. Jemi të diskriminuar në ndarjen e buxhetit, por nga qeveria, serbët nuk kanë faj. Neve si komunitet nuk na është ndarë buxhet sa duhet”, thotë për RTV Dukagjinin, asambleisti Lavdim Peci.

Ajo çka e shqetëson më së shumti është fakti i 100 burrave shqiptarë të cilët janë të papunë dhe me gjendje jo të mirë sociale.

“Punësimi në tri fshatrat shqiptare të Zveçanit mbetet problem. Në Trepçë i kemi vetëm katër persona të punësuar. Rreth 100 meshkuj shqiptar i kemi të papunë në këto fshatra”, tha ai.

I pyetur për çështjen e ndryshimit të kufijve e cila po diskutohet kohëve të fundit, ai ka një porosi për presidentin, Hashim Thaçi.

“Atë e ka bërë presidenti Thaçi. Le ta harron se ne lëshojmë trojet tona, në luftë hyjmë e nuk I lëshojmë trojet tona, këtë le ta dijë e gjithë bota”, shprehet Lavdim Peci.

Ai kërkon nga liderët e institucioneve të Kosovës që të përkujdesen më shumë për banorët shqiptarë në pjesën veriore si dhe t’i vizitojnë ndonjëherë për të kuptuar nga afër problemet e përditshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori