Me thirrjet “Vrasësit në burg”, “Boll ma”, këtë të enjte në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u mbajt marshi “Stop Femicidit! #BollMa” dhe performanca artistike “Hope Bubble”.

Aty u tha se vrasja e grave dhe dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund.


“Femicidi, mizogjenia e maskuliniteti toksik vazhdojnë të na terrorizojnë përditshëm. Jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private”, kanë thënë nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet e cila e ka organizuar këtë marsh.

393859891 372814448556490 570426680095413246 n 1

Tutje u tha se femicidi është urgjencë kombëtare.

“Është momenti i fundit që institucionet tona dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën ndaj tyre, dhe të dënojë maksimalisht kriminelët përkitazi me ligjin”. /Telegrafi/

406022626 1394852187783937 401891772674230166 n 1

405852504 6387399361364429 8908875218909910365 n 1

405950730 1416683319192705 1769858592674446666 n 1