Prej se është lansuar filmi “Bird Box” ku krye personazhi që interpretohet nga Sandra Bullock – mbanë sytë mbyllur që të mos i sheh disa krijesa që e shtyjnë në vetëvrasje – shumë njerëz po mbyllin sytë që të realizojnë sfida të ndryshme.

Këtë sfidë e ka provuar edhe një artist tatuazhi nga Santa Catarina e Brazilit, mbi gjoksin e një klienti shumë të guximshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithëse e dinte se ilustrimi do t’i mbetej përgjithmonë në lëkurë, e lejoi që ai vizatonte portretin edhe pse nuk dinte ku po e vendoste aparatin e tatuazhit.

Procedura e dhimbshme ka pasur rezultat shumë të pakëndshëm, duke e lënë atë me disa vija të shëmtuara.

Deri më tani, kjo sfidë e çuditshme është praktikuar shumë shpesh, madje ka pasur edhe ndeshje, duke bërë që policët të apelojnë që të ndalohet së praktikuari. /Telegrafi/