Quhet Franko Dinaj. Është 24 vjeç nga qyteti i Vlorës. Pas përfundimit të Liceut Artistik në vendlindje, vazhdoi studimet e larta në Akademinë e Arteve për Pikturë. I vetëdijshëm që kjo degë do ta bënte të kalonte shumë vështirësi, frika e tij më e madhe është që një ditë të mos e ushtrojë si profesion.
“Të jesh artist në Shqipëri është vetëvrasje. Por, nga ana tjetër është gjëja që dua më shumë dhe nuk dua ta mendoj veten se në moment mund ta braktis, ose të më braktisë ajo”, thotë Dinaj të cilit nuk i ka humbur ende shpresa se një ditë arti do të pozicionohet në vendin e vet.
Krahas pikturës në telajo, ai e gjen veten shumë mirë edhe në artin e rrugës. Aty i rri shpirti. Këtë e tregojnë edhe punët e tij të shumta në Tiranë.
“Kur pikasja një mur dhe vendosesha aty të piktorja, njerëzit vinin edhe më kërkonin të largohesha. Kur ua shpjegoja se çfarë po bëja, as nuk u interesonte. Disa të tjerë vinin dhe më qanin hallet duke më thënë: Ne nuk kemi bukë të hamë ti na pikturon në mure. Por unë isha aty vetëm për të bërë një vepër arti, asgjë më shumë. Nuk isha askush për të zgjidhur halle”, tregon Franko për fillimet e tij në kryeqytet.
Por, vitet e fundit ai ndihet më mirë. Bashkia e Tiranës e ka pranuar idenë e tij për të pikturuar muret, madje e ka mbështetur atje ku ka qenë nevoja.
Kjo është gjëja më e bukur që i ka ndodhur artistit 24-vjeçar këto kohë, pasi ai këtë donte: Mbështetje dhe liri për të zhvilluar artin e rrugës.
Sot në kryeqytet dhjetëra puna mbajnë firmën e tij. Imazhe të punuara me mjeshtëri, madje një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe mesazhit që përcillet.
“Çdo punim që bëj në një mur e mendoj. Nisem nga aktualiteti, nga ato që dëgjoj dhe shoh në rrugë. Asgjë nuk është e rastësishme. Arti i rrugës, ashtu si çdo art tjetër ka mesazhe të forta. Flet qartë. Aty mund të lexosh botën shpirtërore të artistit, por edhe mund të kuptosh realitetin e një kohe të caktuar në atë vend”.
Ky djalë i talentuar që i ka bërë muret të flasin, ka një ëndërr: që të zhvillojë artin e rrugës në Shqipëri. Ai do që punimet që ai realizon të pranohen nga njerëzit dhe të mos dëmtohen prej tyre, pasi ka parë shpesh që në pjesë e mirë e punëve nuk pranohen nga komuniteti dhe vandalizohen.
Nga qershori ai është i diplomuar. Gjysmën e ditës punon në një Call Center, ndërsa në gjysmën tjetër pikturon. Ky është realitet i shumë të rinjve, të cilët pavarësisht se çfarë shkolle përfundojnë, dera e parë ku mund të gjejnë punë janë kompanitë e shitjeve nëpërmjet telefonit.
Ky nuk është vetëm realiteti i piktorit 24-vjeçar, por edhe i shumë juristëve, inxhinierëve, mësuesve, gazetarëve….
“Punoj në një Call Center, si e vetmja zgjedhje për të mbuluar shpenzimet mujore”, thotë Dinaj. /Entela Resuli/DITA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta dhe vepra e Rexhep Mitrovicës: Duhet t’ia lëshojmë rrugën punës, jo fjalëve të thata
Ali Lajçi për pranverën shqiptare ’81
Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
RUBAIRAT
Lasgush Poradeci përballë Naim Frashërit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri