LAJMI I FUNDIT:

Artisti i botës dixhitale “ndërton” objektet sipas dëshirës së tij

Artisti i botës dixhitale “ndërton” objektet sipas dëshirës së tij

Arkitektët ndonjëherë janë të varur nga kufijtë e inxhinierisë, dhe nga ana tjetër inxhinierët nga kufijtë e fizikës.

Kështu që bota e artit po shtynë kufijtë e imagjinatës arkitektonike, pasi disa artiste të rinj të botës dixhitale po ndërtojnë fotografi me teknikat e manipulimit, për të shtrembëruar qytetet sipas dëshirës së tyre.

Arti i ndërtuar nga arkitektura


Artisti dhe fotografi spanjoll, Victor Enrich, filloi të transformojë fotografitë arkitektonike gjatë një udhëtimi në Riga, Letoni, përcjell Telegrafi.

Në atë që do të bëhej imazhi i parë i një serie të quajtur “Portrete të Qytetit”, ai fotografoi një prej urave rrugore të qytetit, duke ngritur strukturën në qiell me kënd prej 90 shkallë.

Fotografi të tjera të kësaj serie, panë blloqe kullash të shtrembëruar dhe të pasuruar në forma fantastike.

Pasi kishte kaluar më shumë se një dekadë si një artist i lëmisë dixhitale dhe vizalizues për firmat e arkitekturës në Barcelonë, Enrich, ishte tashmë i njohur me programin 3D të modelimit për të eksperimentuar me shtrembërimin e objekteve.

“Mendova se ishte koha t’i aplikoja këto teknika të artit në rrugë”, tha ai.

“Kështu që u largova (nga puna ime) dhe fillova të eksperimentoj me të njëjtat mjete, pa ndonjë qëllim specifik përveçse të hulumtoj mundësitë”, ka shtuar ai.

Në imazhet e mëposhtme mund të shihni disa vepra të Victor Enrich dhe Xavier Delory. /Telegrafi/

“Ndoshta ajo që përpiqem të bëj është të ftoj njerëzit të luajnë me mua”, tha Enrich, “për të ftuar njerëzit në botën time”.
Në serinë e tij të vitit 2013 “NHDK”, Enrich manipuloi një foto të vetme të hotelit të Mynihut në një seri prej 88 formash të ndryshme.
Enrich hartografon në mënyrë dixhitale perspektivën fotografike dhe linjat arkitektonike të ndërtesës.
Pasi kishte kaluar më shumë se një dekadë si një artist CG dhe vizualizues për firmat e arkitekturës në Barcelona, Enrich ishte tashmë i njohur me programin 3D të modelimit të nevojshëm për të shtrembëruar fotografitë e tij.
Në një nga seritë e tij më të njohura, “Pelegrinazhi përgjatë Modernitetit”, artisti tjetër me qendër në Bruksel, Xavier Delory modifikon fotografitë e ndërtesave të famshme moderniste të duken të braktisura ose të vandalizuara.
Një seri kullash të grumbulluara, shtëpi tipike të Brukselit mbi njëra-tjetrën. Artisti Xavier Delory.
Puna e Delory shpesh parashikon ndikimin e prishjes së ndërtesave urbane.

Vepra e Victor Enrich.
Vepra e Victor Enrich.
Vepra e Victor Enrich.

Në trend Fun

Më shumë
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Videoja që po bën bujë në rrjete sociale - djali bën ushtrime fizike në kabllot e rrymës

Videoja që po bën bujë në rrjete sociale - djali bën ushtrime fizike në kabllot e rrymës

Virale
Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Kalo në kategori