Artistë të ndryshëm të estradës shqiptare i janë bashkuar ditës së sotme (e hënë) në protestës para Qeverisë së Kosovës.

Një gjë e tillë është bërë për shkak të pakënaqësive të këngëtarëve dhe pronarëve të restoranteve, të cilëve u ndalohet mbajtja e ahengjeve.


Pas këtij lajmi kanë reaguar shumë nga estrada shqiptare përmes rrjeteve sociale, duke thënë se kjo po i dëmton ata, pasi me këtë punë mbajnë familjet e tyre.

104018740 587118318881272 2334615634063930968 n (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Iniciatori i gjithë këtij manifestimi ishte këngëtari i zhanrit popullor, Labinot Tahiri, të cilit iu bashkuan edhe shumë kolegë të tjerë.

Njëri prej tyre është edhe Alban Mehmeti, i cili theksoi se një ndalesë e tillë po shkakton dëme të shumta.

“Edhe ne si të gjithë qytetarët të Kosovës, kemi dalë të shprehim pakënaqësinë tonë, për mosmbajtjen e ahengjeve ose dasmave me të cilat ne mbajmë familjet”, është shprehur ai.

104294114 204160440726445 7491550550334303661 n (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Edona Llalloshi është këngëtarja tjetër që ka treguar shqetësimin e saj, përfshirë këtu edhe të kolegëve të saj.

“Derisa kanë filluar punën shumë biznese në Kosovë, atëherë pse mos të jetë mundësia e lejimit të punës sonë. Ky nuk është shqetësim vetëm i këngëtarëve, i estradës, kjo është zinxhirore, kjo lidhet edhe me çështje tjera, me individë të cilët varen nga ky vendim”, është shprehur këngëtarja Edona Llalloshi.

muciqi restorantet protesta (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Edi Furra, producenti nga Ferizaji, Shkumbin Nebiu, Milot Llalloshi, Afrim Muçiqi, Norik Uka dhe Burak Vehapi ishin disa nga të famshmit që morën pjesë në protestën e organizuar. /Telegrafi/