Gjatë ditës së sotme (e diel) po mbahet hapja e “Eurovision 2021”.

Në mesin e shumë artistëve u shfaqën edhe Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears, të cilët do të përfaqësojnë vendet e tyre.


Anxhela do të prezantojë Shqipërinë, kurse këngëtari shqiptar, Gjon, do të performojë për Zvicrën.

Që të dy në rrjete sociale kanë ndarë postime nga hyrja në kompeticionin muzikor, duke marrë vëmendje me paraqitjen.

Anxhela zgjodhi që të vishet me një fustan të kuq, të cilin e kishte punuar kreatori i njohur, Valdrin Sahiti.

187381657 4395370670474188 3375571436653918150 n

Në përshkrimin e imazhit artistja kishte shprehur kënaqësinë të vishet me një fustan të tillë, pasi ndihet si një ‘mbretëreshë’.

Theksojmë se në ditën e shtatë të provave, Peristeri mori vëmendje të madhe me interpretimin e këngës “Karma”. /Telegrafi/