LAJMI I FUNDIT:

Artistë dhe gazetarë: Duam të dënohemi, me 30 qershor bllokojmë votimet

Artistë dhe gazetarë: Duam të dënohemi, me 30 qershor bllokojmë votimet

Zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën është zhvillimi më negativ për demokracinë e një vendi. Në Shqipëri, një proces i tillë kujtdo i kujton vetëm periudhën e komunizmit, kur zgjedhjet zhvilloheshin me një kandidat, i cili merrte gjithmonë 100% të votave. Në 30 qershor jemi në të njëjtën situatë.

Pavarësisht bindjeve politike, të majta apo të djathta, qytetarët që nuk kanë interesa financiare me qeverinë e cilësojnë 30 qershorin, si një datë që na kthen 30 vjet pas.

Zëra publikë që nuk mund të cilësohen si militantë partiakë, kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi ku u bëjnë apel qytetarëve që të mos shkojnë në një proces monopartiak, si 30 qershori,  që është varri i demokracisë.

I pari ishte artisti Bujar Kapexhiu. Ai deklaroi se do të dilte dhe do të bllokonte votimet në 30 qershor.

Kapexhiu deklaroi se ishte gati të dënohej, por nuk do të lejonte votime moniste.

Pas tij edhe artisti tjetër, Neritan Liçaj iu bashkua kësaj nisme. Edhe ai deklaroi të njëjtën gjë.

Por pas këtyre reagimeve, lista ka ardhur duke u shtuar.

Gazetari Agim Xhafka shkruan në Facebook se edhe ai nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor.

‘Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë…

#EdheUnë’, shkruan Xhafka.

Edhe blogeri Olti Curri i është bashkuar kësaj nisme, duke deklaruar se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori