Nga: Charlotte Higgins / The Guardian (titulli origjinal: Art shows the surreal reality of wartime Ukraine in a way the news never could)
Përkthimi: Telegrafi.com
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk ka qenë kurrë vetëm për territorin dhe artilerinë, për politikanët dhe marrëveshjet e supozuara të paqes. Sigurisht, kjo është mënyra më e lehtë dhe më e pranueshme me të cilën mund të shpjegohet dhuna e paimagjinueshme: si problem gjeopolitik që ndodh në një distancë të largët. Por, agresioni i Rusisë është ngjarje me përmasa tronditëse, për çdo jetë individuale në Ukrainë dhe për jetën kudo. Lufta nuk po ndodh vetëm në vijën e frontit, por në shtëpi dhe në zemër. Vdekjet vajtohen. Jeta që dikur ishte e drejtpërdrejt u shty në drejtimet që kurrë nuk janë kërkuar apo dashur. Ambiciet janë braktisur dhe planet janë hedhur mënjanë. Lufta ka depërtuar si mjegull në çdo pjesë të jetës shtëpiake, në çështjet e lehta, drithëruese të dashurisë dhe seksit, në ditët e shkollës ku fëmijët e rinj e të gëzuar ukrainas, bashkë me matematikën dhe anglishten marrin mësimet për të mos prekur kurrë diçka që mund të jetë minë.
“Ajo që nuk shohim në titujt e lajmeve, janë bisedat rreth tryezës së kuzhinës – familjet që diskutojnë, për shembull sa karburant nevojitet nëse papritur duhet të ikin për në Varshavë”, ka thënë javën e kaluar, në një ngjarje, Uilleam Blacker – profesor i asociuar i kulturës së Ukrainas dhe Evropës Lindore në Kolegjin Universitar të Londrës [University College London]. Për t’iu afruar ndjenjës dhe strukturës së luftës, siç jetohet prapa linjave – dhe pas dyerve të përparme – është e nevojshme t’ju drejtohemi punës së artistëve, shkrimtarëve, dramaturgëve dhe kineastëve ukrainas. Blacker ishte në bisedë me Natalya Vorozhbitin, një nga dramaturget më të rëndësishme të Ukrainës, dhe Molly Flynnin që është redaktore e një antologjie të re të dramave ukrainase të përkthyer në anglisht e të cilat u shkruan në vazhdën e protestave në Maidan – një dekadë më parë. Që atëherë, Ukraina ka përjetuar një lulëzim të teatrit dokumentar, shpeshherë të shpejtë dhe reaktiv, dhe të përqendruar në jetën e zakonshme – vepër që ka formuar një lloj paraleleje artistike me shoqërinë e fuqishme civile të Ukrainës.
Shkrimet bazohen në realizëm, por jo gjithmonë në mënyra të pritshme. Drama e Vorozhbitit, Shasha, hidhi mbeturinat jashtë, e shkruar në vitin 2014, trajton një familje që përballet me vdekjen në luftën në Donbas – familjen e Sashës, baba dhe bashkëshort. Shfaqja fillon pas vdekjes së tij; prania e tij është fillimisht një portret në mur. Pastaj ai fillon të flasë: një fantazmë, mund të thoni. Autorja britanike Deborah Levy përshkroi një herë sesi “realiteti” njerëzor nuk konsiston vetëm në botën e jashtme që kryen punët racionale, por në imagjinatën, mendimet dhe fantazitë tona të cilat gjithashtu janë ngjarje reale në jetën tonë. Nëpërmjet ëndrrave tona me sy të hapur dhe nëpërmjet paramendimeve tona mund të udhëtojmë në kohë, të flasim me të vdekurit dhe të na drejtohen të vdekurit. Gjërat e tilla nuk janë materiale të raporteve të esëllta apo buletineve të lajmeve, por janë po aq kuptimplota dhe janë në territor të artit.
Në Kiev, në vjeshtën e kaluar takova një grup të dramaturgëve të cilët debatonin se si mund të shkruajnë në mes të luftës që po zhvillohet në shkallë të gjerë. Në vazhdën e menjëhershme të 24 shkurtit 2022, situata ishte ndier si e vështirë dhe ndoshta e parëndësishme për të shkruar, më thanë ata: fokusi ishte se si të mbijetoj. Megjithatë, në muajt që pasuan, pati një përhapje të teatrit dokumentar të bazuar shumë në tregimet reale të historive të arratisjes dhe të mbijetesës. Dhe, vitin e kaluar, më thanë se e zbuluan një kthesë të re në teatrin ukrainas. Disa dramaturgë e përdornin komedinë në punën e vet, disa fantazinë, disa madje edhe format e fantashkencës. Dramaturgja Oksana Grytsenko më tha se është duke e shkruar një dramë për statujat e rrëzuara në Ukrainë të shkrimtarit Aleksandër Pushkin – i cili ngjallej për t’iu bashkuar ushtrisë ruse. Kur jeta kthehet në kokë, surrealja dhe metafora mund të ofrojnë të vetmen mënyrë të saktë për ta shprehur një situatë. Në mënyrë të ngjashme po lulëzon edhe poezia në Ukrainë: është mediumi i aftë për të shprehur se si dhuna e shkatërron kuptimin; se si e copëton dhe shkërmoq koherencën e narrativës së jetës së individëve.
Ju mund të mendoni se leximi i një poezie për luftën, shikimi i një pikture ose shikimi i një filmi, mund të jetë disi përvojë dytësore, më pak e drejtpërdrejt dhe më pak udhëzuese sesa, të themi, shikimi i lajmeve. Dyshoj se e kundërta e kësaj është e vërtetë: në duart e një artisti të mirë, mund të zhytesh në jetën e një njeriu tjetër, të zhduken të gjitha distancat, të shemben të gjithë kufijtë. Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme, si në dokumentarin fitues të BAFTA-s, 20 ditët në Mariupol, regjisori i të cilit, Mstyslav Chernov, e fut shikuesin drejt dhe brenda qytetit të rrethuar. Poetja ukrainase Halyna Kruk e shkroi së fundmi një poezi, të cilën Blacker e përktheu javën e kaluar. Fillon duke marrë parasysh një skenë të tmerrit dhe të vdekjes së fundit. Duke parë nga larg, gjithmonë mund të ndalesh në kohë, / të mos afrohesh shumë, aty ku syri sheh shumë. Letërsia, shkruan ajo, mund të na çojë drejt pozicionit ku mund t’i thithim ato që përndryshe mund të jenë detaje të padurueshme: Këpucët e fëmijës që fluturuan në ajër – nga këmba e fëmijës, / kur përzihen me copat e qelqit dhe betonit, thonjtë e thyer të grave dalin nga rrënojat, / mbetjet e paqarta të trupit. Poezia mund të ofrojë mënyrën për ta parë një realitet të paqartë, në shkëlqimin e tij të ndritshëm dhe të dhimbshëm, sugjeron Kruk: kufijtë e formës artistike e përmbajnë atë dhe e bëjnë – thjesht – të durueshme për ta parë.
Mendoj shumë për pikturat e buta nga Lucy Ivanovas të cilat muajin e kaluar i pashë në një ekspozitë në Jam Factory, në një qendër arti të sapohapur në Lviv. Duke i përdorur mjetet e thjeshta që dispononte – kanavaca të vogla, fletore – ajo i pikturoi skenat më intime: burri i saj Yehor duke kërkuar i lajmet ose duke qëndruar ulur buzë krevatit; të dy lakuriq, ajo shtatzënë, në kuzhinën e një apartamenti të përkohshëm; më vonë djali i saj Sava, pesë ditësh. Këto vepra arti janë gjithashtu dëshmitare të përvojës dhe të bazës së kujtesës kulturore. Edhe kjo është luftë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme