Futbollisti legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic ka shpërndarë një video në Instagram në të cilën tregon forcë të jashtëzakonshme fizike edhe në moshën 42-vjeçare.

Ibrahimovic u stërvit në rrathë dhe tregoi se pavarësisht se i tha lamtumirë futbollit verën e kaluar, ai është ende i përgatitur në mënyrë fantastike.


“Arti i forcës dhe kontrollit”, ka shkruar Ibrahimovic në Instagram në përshkrimin e bashkëngjitjes së videos.

Suedezi e filloi karrierën e tij në Suedi në klubin Malmo para se të vazhdonte të luante për Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, ​​Milan, PSG, Manchester United dhe LA Galaxy.

Ai luajti 122 ndeshje për kombëtaren suedeze dhe shënoi 62 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app