LAJMI I FUNDIT:

Arteta refuzon Arsenalin pas bisedës me Vieiran?

Arteta refuzon Arsenalin pas bisedës me Vieiran?
Foto: Getty Images

Mikel Arteta thuhet se do ta refuzojë rolin si trajneri i Arsenalit, i cili do të mbetet i lirë pas largimit të Arsene Wengerit gjatë verë.

Ish-mesfushori spanjoll, Arteta, shihej si favoriti për të marrë përsipër rolin e trajnerit te Arsenali dhe thuhej se ka edhe marrëveshje, por tani  ka dyshime në përfundimin e saj.

Sipas mediumit britanik Daily Star, Arteta mund të refuzojë Arsenalin pas një bisede me Patrick Vieiran.


Arteta i ka thënë ‘po’ Arsenalit
Lexo po ashtu Arteta i ka thënë ‘po’ Arsenalit

Vieira dhe Arteta thuhet se folën për rolin e kufizuar të “menaxherit” në strukturën e Arsenalit sezonin e ardhshëm.

Arteta është asistent i Pep Guardiolas te Manchester City (Getty Images)

Duket se menaxheri do të ketë ndikim minimal në kush qëndron apo largohet në mesin e skuadrës që luan.

Edhe pse Arteta nuk ka përvojë menaxheriale, ai nuk dëshiron të heqë dorë nga ky kontroll në një punë ku reputacioni i tij është në linjë.

Wenger: Arteta i ka cilësitë për menaxher të Arsenalit
Lexo po ashtu Wenger: Arteta i ka cilësitë për menaxher të Arsenalit

Mungesa e kontrollit mbi transferimet është pjesë e arsyes pse Massimiliano Allegri zgjodhi të qëndronte në Juventus për një sezon tjetër në vend që të zgjidhte punën e Arsenalit.

Edhe trajneri spanjoll, Luis Enrique mendohet se e ka refuzuar Arsenalin për të njëjtat arsye. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori