Artan Thaçi ishte njëri ndër pesë finalistët në Big Brother VIP Kosova.

Aktori i njohur qëndroi në shtëpinë më të famshme në Kosovë plot 103 ditë, gjersa është pëlqyer mjaft shumë nga publiku për karakterin e tij, sjelljen në raport me banorët e tjerë e po ashtu edhe për edukatën që ka treguar.


Kjo ka bërë që ai të qëndrojë deri në fund të spektaklit dhe të jetë ndër konkurrentët e preferuar.

Pas përfundimit të BBVK-së dhe daljes nga shtëpia, Artani ka bërë një postim në rrjete sociale duke falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur në rrugëtimin e tij.

Postimi i plotë i Artanit (pa ndërhyrje):

“Çmimi i publikut Të dashur dhe të respektuar popull i dashur shqipëtar. Dua të ju falenderoj nga zemra për përkrahjen tuaj gjatë gjithë rrugëtimit tim në Big Brother VIP Kosova. Qëndrimi brenda shtëpisë për 103 ditë, nuk ishte dhe aq i lehtë por me ndihmën e Zotit, familjarëve, shoqërise dhe juve publik i dashur e bënë qëndrimin tim brenda më të lehtë. Jam munduar gjithmonë që të tregoj vlerat më të mira që kemi si shoqëri, energjinë e mirë për brenda, edukatën dhe sakrificën e prindërve tanë që janë munduar në kohërat më të vështira të punojnë me ne dhe duke u mundu që gjithmonë në çdo sfidë të dalim faqe bardhë. Faleminderit popull i dashur shqipëtar për çdo koment, sms që keni dërgu në adresën time dhe sinqerisht e vlerësoj shumë. Me respekt e shumë dashni i juaji Artan Thaqi”. /Telegrafi/

Screenshot 5 33 Foto: Screenshot/Instagram