Zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Artan Govori, ka folur për media pas raportimeve për një incident me kryetari e FFK-së, Agim Ademi.

FFK-ja doli me komunikatë duke theksuar se pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit, duke e mohuar një sulm fizik.


Artan Govori thotë se nuk ka pasur rrahje, por ishte një sulm i vogël, duke shtuar se Ademi ia ka vënë dorën në qafë.

“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rreh me dikë”.

“Me tregu drejtën nuk ka qenë sulm i madh. Ka qene një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dashur ta denoncoj në polici. Më kapi për fyti dhe ma vuri dorën në qaf, kam edhe një grithë".

21272387 10159409523920531 9042901152034317638 n

"Nuk kishte debate, por arsyeja ishte që unë rri me njerëz që atij (Agim Ademit) nuk i pëlqejnë. Më dërgon foto që njerëzit e tij më fotografojnë. Unë kam pasur problem edhe para tri vitesh  gjysmë, më ka denigruar në pozitë që atëherë, por unë e kam vazhduar punën”, ka thënë Govori për RTV Dukagjinin.

Gjatë intervistës së tij për mediat që ishin të pranishëm, ndërhyri kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, duke i thënë të mos e gënjej opinionin. /Telegrafi/

telegrafi sport app