Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo edhe nga e kaluara.


Së fundmi, aktorja dhe influencerja me prejardhje nga Peja, është treguar nostalgjike për muajt e verës dhe pushimet në plazh.

Kjo pasi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa nga paraqitjet e saj më ‘të zjarrta’ në bikini, nga pushimet verore.

“Nëse do të mundej, do ta kishte këtë për gjithë jetën”, ka shkruar Nitaj në mbishkrimin e fotografive.

artaanitaj 272375684 300994168676592 1248413807769997810 n

Në imazhet e këtij postimi, Arta mund të shihet në poza të ndryshme në pishinë dhe det, teksa vë në pah linjat e saj atraktive trupore.

E kur jemi te linjat e saj, bukuroshja ditëve të fundit mori vëmendjen e mediave me revoltën që shprehur për mbylljen e fitneseve, vendim ky që Qeveria e Kosovës e ka marrë deri më datën 4 shkurt, në tentim për të ulur numrin e rastit të infektimeve me COVID-19. /Telegrafi/

artaanitaj 272554448 4997405193612900 7705158248364348834 n Foto: Arta Nitaj/Instagram

artaanitaj 272722325 270128535222003 3823512811543286192 n Foto: Arta Nitaj/Instagram

artaanitaj 272674557 631869784532516 8455331036609205131 n Foto: Arta Nitaj/Instagram