Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Arta Bajrami, prej vitesh është pjesë e skenës tonë muzikore.

Ajo deri më tani ka publikuar një mori projektesh, ku në secilin prej tyre është paraqitur me stile të ndryshme.


E njëjta së fundmi ka akuzuar reperet e reja të estradës, Taynën dhe Rina Balajn, për kopjim të dukjes së saj.

66640383 398038190806529 8316797173308063744 n Arta akuzon për kopjim Taynën (Foto: Instagram/artathequeen)

Në llogarinë e saj personale, Instagram, 39-vjeçara ka publikuar disa imazhe teksa tregon se në cilin klip e kanë kopjuar.

"Një skenë të klipit më ka kopjuar pasi e kam publikuar më herët, por jam mësuar të më kopjojnë në të gjitha aspektet, por si Arta nuk bëheni asnjëherë, yll të muzikës nuk të bëjnë 'make up-et' artistat e shtrenjtë dhe asgjë tjetër, por vetëm vokali dhe talenti". "Vazhdojmë ani çika ani dihet kush është mami, mua nuk më pengojnë, më vjen shumë mirë, vetëm suksese", janë fjalët e Bajramit kundrejt artisteve të reja.

Megjithatë, Rina dhe Tayna ende nuk kanë reaguar rreth këtyre postimeve të Artës, ndërsa mbetet të shihet në vazhdim.

Nga ana tjetër, artistet janë duke punuar në projekte të reja, madje do jenë aktive edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

67095152 2257540027830684 3948701702542065664 n Arta akuzon për kopjim Taynën (Foto: Instagram/artathequeen)

66855631 454149868751870 5503774030299136000 n Arta akuzon për kopjim Taynën (Foto: Instagram/artathequeen)

67164803 205918557018135 6019439262829641728 n Arta akuzon për kopjim Taynën (Foto: Instagram/artathequeen)

66759236 703248033470431 1005566790203342848 n 1 Arta Bajrami akuzon Rina Balajn për kopjim (Foto: Instagram/artathequeen)

66608769 905980756427459 2741609742525792256 n Arta Bajrami (Foto: Instagram/artathequeen)