Rap-artisti i ri i skenës, Art, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Xheloze” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit hip-hop dhe RnB.


Kënga është prodhim i producentit Rrzon, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar vet reperi interpretues.

“Xheloze” vjen e vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës që kënga trajton.

Realizimi i klipit i është besuar Produksionit Dardan.

Reperi, emri i plotë i të cilit është Art Jashari numëron tashmë disa projekte muzikore të lansuara në tregun vendor të muzikës, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/