LAJMI I FUNDIT:

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Në një epokë të përcaktuar nga përparimi i shpejtë teknologjik, fuqia e transformimit digjital nuk mund të nënvlerësohet. Duke njohur ndikimin e jashtëzakonshëm të digjitalizimit në arsim, shëndetësi, qeverisje dhe financa, Art House në bashkëpunim me Xerox dhe Kofax organizoi konferencën “Digital Transformation – The Future of Work”.

Kjo konferencë inovatore shfaqi fuqinë transformuese të konvertimit të informacionit analog ose manual në të dhëna digjitale ose automatike.

Art House, kompania pionere dhe e vetme në Kosovë për ofrimin e shërbimeve të Digjitizimit dhe Digjitalizimit të Dokumenteve, mblodhi së bashku një gamë të larmishme ekspertësh për të ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre mbi sfidat dhe përfitimet e digjitalizimit. Konferenca shërbeu si një platformë për drejtuesit e industrisë, vendimmarrësit dhe profesionistët për të bashkëpunuar, mësuar dhe formësuar të ardhmen e punës.

Konferenca fillimisht u hap nga CEO i Art House, Blin Zeqiri, i cili konfirmoi rolin e Art House në procesin e transformimit digjital. Një nga folësit kryesor ishte edhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, i cili gjithashtu përmendi rëndësinë e Digjitalizimit dhe Transformimit Digjital në të gjitha industritë e vendit tonë dhe benefitet e shumta që dalin nga ky proces.

Se Qeveria e Kosovës mbështetë procesin e Transformimit Digjital në vendin tonë, e rinkonfirmoj edhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifi i cili theksoi rëndësinë dhe prioritetet që qeveria e Kosovës po vazhdon t’i jap për këtë çështje.

Ekspertët nga fusha e arsimit, shëndetësisë, qeverisë dhe financave u mblodhën në katër panele për të diskutuar rreth rolit të Transformimit Digjital në këto katër fusha. Panelistët e nivelit të lartë dhanë shembujt më të mirë jetës reale mbi përfitimet e zbatimit sa më të shpejtë të shërbimeve digjitale në fushën e ekspertizës së tyre.

Rëndësia e digjitalizimit në fushën e arsimit u diskutua në panelin e parë të konferencës, ku profesionistë të fushës sikurse z. Ardian Hoxha, znj. Vildane Kelmendi, z. Arianit Fazliu  nënvizuan nevojën e digjitalizimit të librave shkollorë, si dhe digjitalizimit të proceseve tjera shkollore të cilat do të lehtësonin procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe mësimin online.

Fuqia transformuese e digjitalizimit në kujdesin shëndetësor u diskutua në panelin e dytë të konferencës. Profesionistë të njohur të kujdesit shëndetësor sikurse z. Neshad Asllani, z. Dior Halili dhe z. Thierry Lavialle, studiues dhe drejtues të industrisë diskutuan se si inovacioni digjital po riformulon kujdesin për pacientët, diagnostikimin dhe mjekësinë parandaluese. Gjithashtu u nënvizua potenciali i inteligjencës artificiale dhe analitikës së të dhënave për të revolucionarizuar ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Konferenca vazhdoi të trajtojë rolin kritik të digjitalizimit në qeverisje dhe shërbimet publike. Politikëbërës të shquar, administratorë publikë dhe ekspertë të teknologjisë sikurse z. Muhedin Nushi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku dhe z. Mende Stojanoski diskutuan mbi përdorimin e transformimit digjital për të thjeshtuar proceset burokratike, për të rritur angazhimin e qytetarëve dhe për të promovuar transparencën dhe llogaridhënien.

Duke përqafuar zgjidhjet digjitale, institucionet mund të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve, të optimizojnë shpërndarjen e burimeve dhe të mundësojnë vendime të politikave të bazuara në prova që adresojnë nevojat e një shoqërie që evoluon me shpejtësi.

Për më tepër, industria e financave qëndronte si një dëshmi e fuqisë transformuese të digjitalizimit. Të pranishmit fituan njohuri të vlefshme në fushën e bankingut digjital nga panelistet dhe ekspertet e fushës sikurse znj. Argjira Kadrijaj Dushi, znj. Leonora Kusari dhe znj. Shkendije Himaj. Digjitalizimi ka revolucionarizuar transaksionet financiare, duke i bërë ato më të shpejta, më të sigurta dhe të qasshme për një masë më më të gjerë. Ajo ka hapur gjithashtu rrugë për përfshirje financiare, duke fuqizuar individët dhe bizneset që më parë nuk ishin shërbyer nga sistemet tradicionale bankare.

Si një pionier në industri, Art House ndau praktikat më të mira, studimet e rasteve dhe historitë e suksesit, duke frymëzuar pjesëmarrësit që të përqafojnë digjitalizimin si një katalizator për rritje dhe inovacion. Partnerët e tyre nga Kofax dhe Xerox para të pranishmëve treguan se çfarë ka për të ofruar industria në të gjithë këtë proces shumë kompleks të Transformimit Digjital.

Kjo konferencë dëshmoi se duke zbatuar zgjidhje digjitale të avancuara, bizneset dhe institucionet mund të thjeshtojnë operacionet e tyre, të rrisin produktivitetin dhe të fitojnë një avantazh konkurrues në një botë gjithnjë e më digjitale.