LAJMI I FUNDIT:

Arsyetimi i deputetit të PDK-së që tërhoqi nënshkrimin për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin (Dokument)

Arsyetimi i deputetit të PDK-së që tërhoqi nënshkrimin për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin (Dokument)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj, ndonëse fillimisht kishte dhënë nënshkrimin për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të diskutohej për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, e ka tërhequr atë.

Arsyetimi i tij, siç edhe mund të shihet në letrën e tij, është se ai dëshiron që paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga institucionet përkatëse.

“Deklaroj se me dt. 12.11.16 kam firmosë kërkesën e GP të VV-së, për mbajtjen e një Seance Plenare për sqarim lidhur me rastin. Mirëpo ju njoftoj se firma ime është për një seancë të Jashtëzakonshme për të cilën nuk jam i gatshëm, preferoj që paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga institucionet përkatëse”, shkruan në letrën e deputetit Zogaj.


Ndonëse fillimisht Lëvizja Vetëvendosje kishte mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës, në momentin e fundit, deputeti Bislim Zogaj nga PDK-ja e ka tërhequr nënshkrimin.

Astrit Dehari, aktivist i “Vetëvendosjes” vdiq të shtunën e kaluar më 5 nëntor në rrethana ende të pasqaruara.

Ai po mbahej i paraburgosur nën dyshimin për sulmin me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht. /Telegrafi/

deputeti

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori